Vuçiç: Kurti i vendosur kundër Asociacionit, është inkurajuar nga vendimi për liberalizimin e vizave me BE! Nuk nënshkruaj kapitullimin
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur për të mos themeluar Asociacionin dhe shtoi se vendimi i ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së për t’i liberalizuar vizat me Kosovën e inkurajon Kurtin në veprimet e tij.
Sa i takon takimit që do të ketë me të dërguarin e Posaçëm, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se do të ketë një takim dhe shtoi se do të tentojë të ketë një progres megjithëse u shpreh skeptik.
“Kurti është i vendosur që të mos e themelojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është inkurajim për Kurtin. Lajcak do të jetë në Beograd të hënën dhe ne do të tentojmë që të shënojmë progresim për normalizimin e marrëdhënieve. Do ta kem një takim gjysëm orësh, dhe pastaj de-fakto do të jem me të për dy ditë për ta gjetur një zgjidhje”, deklaroi Vuçiç.
Mes të tjerash, ai tha se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe as nuk do të njohë pavarësinë e saj. Presidenti serb tha se nuk do të ndodhë kurrë që ai të nënshkruajë kapitullimin e Serbisë.
“Nuk do të ndodh kurrë që unë ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. S’do të ketë as kapitullim e as dorëzim. Në mënyrë të vendosur kam thënë para të gjitëve se Serbia nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB, e as nuk do ta njohim pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetrën”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, Kurti u shpreh optimist për një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes dy palëve. Edhe Lajçak tha se ishte më i vetëdijshëm mbi atë çfarë kërkon Kosova, pas takimit që kishte patur me Kurtin.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.5%
-
Jo
31.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33
-
Kosovë, 26 vjet nga masakra e Reçakut! Krerët e shtetit homazhe në kompleksin memorial, i pranishëm edhe ish-diplomati amerikan Walker
15 Janar, 08:44
-
Serbi/ Vuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e presidentit
14 Janar, 16:14