Vuçiç ndalon Presidentin Nikoliç
që të flasë për luftë në Kosovë
Deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Serbisë për dërgimin e ushtrisë në Kosovë duket se janë vetëm për kapital të brendshëm politik, pasi janë shumë larg realitetit.
Deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Serbisë për dërgimin e ushtrisë në Kosovë duket se janë vetëm për kapital të brendshëm politik, pasi janë shumë larg realitetit.
Kështu pas deklaratave të Presidentit Nikoliç dhe ministrave të qeverisë, kryeministri Vuçiç
u ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve dhe nëpunësve për të komentuar mbi zhvillimet në rajon.
Por ajo që ka goditur më shumë është kërkesa e kryeministrit serb për Presidentin që të mos flasë për luftën.
Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar provokuese sjelljen dhe deklaratat e Presidentit Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.
“
Për ne është problem vetëm një gjë, përdorimi i armëve. Makinat policore dhe automatikët nuk na çojnë askund.
E vërteta është që nuk ka marrëveshje për përdorimin e policisë, jo të shkruar, por ne kemi bërë shumë marrëveshje verbale.
Vetëm dy janë nënshkruar. Por jam i bindur se do të jemi të fuqishëm edhe në paqe, pasi kjo nënkupton zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë”, ka thënë Vuçiç.
Presidenti serb pak ditë më parë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se nëse Kosova do të bënte edhe një hap përpara do të dërgonte ushtrinë dhe nëse do të ishte e nevojshme do të shkonte edhe vetë me të dy djemtë e tij, pasi ndalimit të trenit ilegal.
Deklaratat e tij janë kritikuar shumë, pasi mund të nxisin tension në rajonin e Ballkanit.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.4%
-
Jashtë
17.5%
-
Nuk lëviz
33.2%
Vota total: 1673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës
7 Gusht, 19:01
-
8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara
7 Gusht, 18:47
-
'I lumtur dhe krenar që jam miku juaj', Rama duartroket ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 18:31
-
Me marrëveshje, ura e Ibrit ishte planifikuar të hapej për trafik në vitin 2017
7 Gusht, 18:23
-
Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni për shëndet të mirë mendor
7 Gusht, 18:18
-
Një javë protesta të dhunshme/ Çfarë po ndodh në Britaninë e Madhe?
7 Gusht, 18:12
-
FreeNoizy, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje të reperit pas arrestimit
7 Gusht, 18:07
-
Protestë e serbëve kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë
7 Gusht, 17:49
-
Edison Ypi: Ambasadore poete
7 Gusht, 17:31
-
Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë
7 Gusht, 17:14
-
Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!
7 Gusht, 17:12
-
Namir Lapardhaja: Nuk mundet Rama, duke pasur idhull 'Ramën' tuaj
7 Gusht, 17:05