Vuçiç: Perëndimi të mos mbështesë veprimet e dhunshme të autoriteteve të Kosovës

Vuçiç: Perëndimi të mos mbështesë veprimet e dhunshme të autoriteteve të Kosovës

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, që të përmbahen nga mbështetja e “veprimeve të dhunshme të autoriteteve të Prishtinës”, siç ishin ato në veri të Kosovës.

Javën e kaluar autoritetet në Kosovë ndërmorrën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Më 16 tetor, Vuçiç në një intervistë për televizionin serb Prva akuzoi Britaninë e Madhe se ishte pas veprimit të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat dërguan njësitë speciale në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe.

I pyetur nëse ka pasur reagim ndaj këtyre kritikave, Vuçiq tha se kishte "vërejtje dhe biseda jozyrtare".

"Mjafton që unë t'u them atyre të lexojnë deklaratën e ambasadës së tyre në Prishtinë. Unë gjithmonë do të dëshiroj të kem marrëdhëniet më të mira me Britaninë e Madhe, ata na ndihmuan shumë me prokurimin e vaksinave AstraZeneca. Por, mos na fyeni inteligjencën tonë", u tha Vuçiç gazetarëve të dielën, pasi vizitoi selinë e Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA) në Beograd.

Tensionet e javës së kaluar pasuan ato të muajit shtator kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët lokalë pasi aty u vendosen forcat speciale të Kosovës për të garantuar zbatimin e masës së reciprocitetit në çështjen e targave të automjeteve me Serbisë.

Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë