REAGIMET/ Vuçiç publikon hartën e Kosovës me flamurin serb! Hoxhaj: Nxit urrejtjen kundër fqinjëve! Majko: Sovranitetin e një shteti garantohet nga NATO jo Instagrami

TIRANË- Postimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiç, ku shfaqej harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, ka ngjallur reagime të shumta.

Përveç komenteve që shqiptarët kanë bërë, si edhe "reportet" në postim, një gjë e tillë është cilësuar si e papranueshme edhe nga përfaqësuesit politik.

I pari që reagoi ishte kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se gjatë sundimit të Vuçiç është ngjallur urrejtja ndaj fqinjëve.

Reagim ka pasur edhe nga ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko, i cili tha se sovranitetin e Kosovës e garanton NATO-ja dhe jo Instagrami.

Lidhur me këtë provokim ka reaguar edhe eksperti amerikan Alon Ben Meir i cili ika bërë thirrje SHBA dhe BE-së të dënojnë këtë sjellje të presidentit serb.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj postimit të Vuçiç, duke kujtuar një incident në Bruksel ku ai provokoi sërish. Ajo i tha se “Duket se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”, duke shtuar se i jep të njëjtën përgjigje dhe sot.

Me shtysën edhe ndihmën e ndërkombëtarëve, pas formimit të qeverisë së Kosovës, një ndër pikat e programit politik të LVV-së ishte pikërisht vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, , por një gjë e tillë mund të ketë ndikim në këtë proces. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Vuçiç provokon me deklaratat e tij, pasi edhe në të shkuarën ai ka thënë gjëra të ngjashme për Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Vuçiç ‘ngjyrosi’ hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, Basha: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm

1591096256_basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe përçarje

‘Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe përçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.

Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë.’- shkruan Basha.

Ora 17:11
Hoti: Postimi i Vuçiç destruktiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendosjes së hartës së Kosovës nën ngjyrat e flamurit serb nga ana e presidentit Aleksander Vuçiç duke e konsideruar atw si destruktive.

 “Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë po ashtu se Kosova vazhdon angazhimin dhe vendosmërinë drejt rrugëtimit euro-atlantik.

Ora 14:17
Vuçiç provokon, BE bën thirrje për përmbajtje nga deklaratat që dëmtojnë normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

Blloku evropian ka bërë këtë porosi, teksa është përgjigjur në pyetjet lidhur me veprimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka postuar në rrjetet sociale flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, si nga qytetarët, ashtu edhe nga politikanë e personalitete, edhe nga vendet tjera.

“Bashkimi Evropian i ka ftuar gjithmonë të gjithë aktorët politikë në Serbi dhe Kosovë, sikur edhe në pjesë tjera të rajonit, që të angazhohen në veprime dhe deklarata, të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e pajtimit, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit, e jo ta bëjnë të kundërtën” është përgjigjur një zëdhënës i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Sikur kemi thënë disa herë gjatë viteve të kaluara, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga aktet dhe deklaratat, të cilat kanë efekt të kundërt për normalizimin e raporteve dhe të punojnë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse” ka thënë ky zëdhënësi i BE-së.

Në BE janë në pritje të formimit të qeverisë së re në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Thirrjet nga ana e BE-së për përmbajtje nga deklaratat nxitëse dhe veprimet që nuk janë në frymën e pajtimit kanë ardhur rregullisht sa herë që ndonjë politikan nga rajoni ka bërë veprime, të cilat kanë nxitur reagime nga palët tjera.

Por, BE-ja në të njëjtën kohë, është përmbajtur nga identifikimi i qartë i personave, të cilëve u bën thirrje të tilla, duke preferuar që ato t’i bëjë në mënyrë të përgjithësuar.

Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, parti fituese e zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë në mesin e prioriteteve të Qeverisë së tij./ REL

Ora 11:05
Vuçiç provokon, ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Tahiri: Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj provokimit të presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter shkuan se Serbia e Vuçiç vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike.

Tahiri shkruan se kjo nuk është hera e parë që presidenti serb provokon, duke kujtuar një rast në Bruksel, ku ajo i është përgjigjur duke i thënë “Duket se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”, më pas shkruan “ Këtë po i them sërish”.

Serbia e Vuçiç vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai ka provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. Këtë po them sërish”, shkruan ajo në postim.

Ora 09:59
Postimi i Vuçiç, Hoxhaj: Nën sundimin e tij nxitet urrejtja kundër fqinjëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka resguar pas postimit të Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Serbia nën sundimin autokratik të tij, nxit urrejtjen dhe propagandën kundër fqinjëve.

"Serbia nën sundimin autokratik të @avucic  është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Ora 09:46
Provokon Vuçiç, eksperti amerikan: SHBA dhe BE duhet të dënojnë këtë veprim! Pavarësia e Kosovës nuk duhet të jetë objekt diskutimi

Lidhur me publikimin e hartës së Kosovës me flamurin serb nga Aleksander Vuçiç ka reaguar eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se SHBA dhe BE duhet të dënojnë provokimin e Vuçiç.

Meir shtoi se presidenti i SHBA, Joe Biden duhet t’i dërgojë mesazh të qartë për Vuçiç, se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiçit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk duhet të jetë kurrë objekt diskutimi”, shkruan Alon Ben Meir.

Ora 09:27
Vuçiç publikon hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: Sovraniteti garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami

Pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin serb nga Aleksander Vuçiç, ka reaguar ministri për Diasporën Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkuan se Vuçiç tregon se i pëlqen papajtueshmëria dhe se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Ai shtoi se Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale dhe se diplomacia e fotove në Instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.”, tha Majko.

“Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!”, shkruan ministri për diasporën.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 20/03/2021 09:41

    Nuk jemi me na kajt (Gjakova) Basha,As mos mbeteshim te na mbroje Basha

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 20/03/2021 09:39

    KJo nuk eshte aq bregosese per ne,sa eshte bengosese per vete Viçiqin dhe nivelin e propogandes naive,Kete primitivizem populli serbe e kupton se eshte nivel i ulet dhe politike ditore asgje me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë