/ATSH-TANJUG/ - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde përgëzoi rezultatet ekonomike të Serbisë pasi ato janë më të mirë nga sa pritej, deklaroi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
"Serbia duhet të vazhdojnë reformat me të njëjtën forcë, të njëjtën energji dhe të njëjtin angazhim, jo vetëm në përputhje me planin dhe programin që kemi nënshkruar me FMN-në, por edhe me reformat e thella që kemi rënë dakord me Bankën Botërore, BERZH dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare", theksoi Vuçiç.
"Një nga mesazhet është që të mbetemi të kujdesshëm dhe të punojnë edhe më shumë deri sa programi i reformave të realizohet i tëri", shtoi ai.
Vuçiç dhe Lagarde diskutuan gjithashtu rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet, që janë shkurtuar 10 për qind mesatarisht që nga nëntori i vitit të kaluar, si pjesë e masave të shkurtimit të buxhetit.
Kryeministri serb tha se bisedimet mbi këtë çështje me një mision të FMN-së do të vazhdojnë gjatë gjysmës së dytë të muajit tetor