Vuçiç rrëzon pritshmëritë për takimin me Kurtin: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë! Nuk ekziston asnjë draft i BE-së për marrëveshje

Vuçiç rrëzon pritshmëritë për takimin me Kurtin: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë! Nuk ekziston asnjë draft i BE-së për marrëveshje

Aleksandër Vuçiç

Presienti serb, Aleksandër Vuçiç ka hedhur posthë të gjitha pritshmëritë e krijuara nga ndërkombëtarët deri më tani sa i përket takimit që pritet të ketë me Kurtin në datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë.

Gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve të Serbisë, gjatë të enjtes së sotme, Vuçiç tha se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në takimin që do të ketë me Albin Kurtin ku do të jenë të pranishëm edhe të dërguarit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-ve.

Ai tha se BE ende nuk ka një dokument të draftit për marrëveshjen e prishme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiç.

Kurti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku do të diskutojnë mbi zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Ai tha se do t’u përmbahet vijave të kuqe që Serbia ka ndaj diskutimeve me shqiptarët. Mes të tjerash, presidenti serb tha se qëndrimin e tij e ka bërë të ditur edhe në takimet me Miroslav Lajçak dhe me Gabriel Escobar.

”Ditëve të fundit, kemi diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin [e marrëdhënieve], që për mua nuk do të thotë eufemizëm për njohjen e Kosovës, as de facto , as de jure”, tha Vuçiç.

Pavarësisht deklaratave të Kurtit i cili pret që të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë edhe njohjen reciproke, Vuçiç e ka mohuar diçka të tillë kategorikisht duke thënë se Serbia nuk do e njohë kurrë Kosovën as ‘de facto’ dhe as ‘de jure’.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit