Vuçiç: Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Vuçiç: Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Aleksander Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me situatën në Kosovë.

“Të hënën përfaqësuesi ynë në misionin në OKB do të paraqesë kërkesë me shkrim për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu ai shtoi se është i bindur që të gjithë do të arrijnë të kuptojnë pasojat e veprimeve kriminale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me dinarin.

Sipas Vuçiç situata në Kosovë nuk është e lehtë dhe se gjërat janë shumë të komplikuara duke nënvizuar se Beogradi do të bisedojë me partnerët ndërkombëtarë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë