Vuçiç: S’ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kemi marrëdhënie vëllazërore

Vuçiç: S’ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kemi marrëdhënie vëllazërore

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të mira.

Ai tha se nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ka marrëdhënie vëllazërore mes dy popujve.

Pas një takimi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Manastirin Prohor Pcinski, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk kërkon asgjë nga ai vend përveçse të zhvillojë më tej bashkëpunimin, shkruan N1.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë.

Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, theksoi Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin.

Ai vuri në dukje se tregtia midis të dy vendeve arriti në 1.5 miliard euro në vit

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen