Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka vendosur nëse do të vijë në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi që do të zhvillohet të enjten, më 8 tetor në Elbasan Arena.
Ai ka theksuar se për këtë vendim do ta njoftojë gjate dites se sotme. “Do të doja të isha, por vendimi im nuk varet nga Shqipëria, por nga axhenda ime, përsa i përket sigurisë nuk është aspak shqetësim i imi.
Nëse shkoj, unë do ta udhëheq tifozerinë. Imagjinoni flamujt serbë dhe këngën ‘Unë të dua Serbi’ në Shqipëri. Nuk ka më bukur. Sot do vendos zyrtarisht nëse do të shkoj në Elbasan”tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më herët kishte ftuar kryeministrin serb për ta shikuar së bashku ndeshjen. Atëherë Vuçiç tha se do të shkonte në Elbasan.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com