Vuçiç takon negociatorët e BE-së: Nuk do të njohim Kosovën! E ardhmja e Serbisë në union nuk diskutohet
Aleksandër Vuçiç, Miroslav Lajçak dhe negociatorët e BE-së
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së të cilët ndodhen në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës raportojnë mediat serbe.
“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Qëllimi i vizitës së diplomatëve evropianë, këshilltarë të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë ditës së sotme, para vizitës në Beograd, këshilltarët takuan kryeministrin e e Kosovës Albin Kurti.
Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1944
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit
12 Janar, 20:48
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
Ka nje zgjidhje. Ti mos e njih Kosoven, futu ne Europe dhe Kosova futet ne NATO. Ketu do jete loja qe do luhet midis Europes dhe Americes.
PërgjigjuKetej daullja bum per ballkanin e hapur, ndersa me ane tjater thote ska njohje per Kosoven?? U hapshi mnyth shallah...
Përgjigju