Vuçiç telefonon Erdogan: Ankaraja duhet të mbeshtesë dialogun Kosovë-Serbi

Vuçiç telefonon Erdogan: Ankaraja duhet të mbeshtesë dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një telefonate me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të premten.

Mediat shkruajnë se Vuçiç në bisedën e tij me Erdogan, tha se pret që Ankaraja të vazhdojë mbështetjen e saj për dialogun Kosovë-Serbi, si e vetmja zgjidhje për të çështjen e Kosovës.

Një deklaratë për shtyp nga kabineti i presidentit citoi Erdogan të thoshte se ai mbështet plotësisht dialogun.

Ai shtoi se Vuçiç ofroi ndihmë në trajtimin e zjarreve përgjatë bregdetit turk. Të dy presidentët thanë se marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve janë në një nivel të lartë, veçanërisht bashkëpunimi ekonomik.

Në njoftimin për shtyp u tha se ata diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor dhe çështjet globale. Vuçiç ftoi gjithashtu Erdoganin të vizitojë Serbinë, tha ai dhe shtoi se presidenti turk e pranoi ftesën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve