Vuçiç tregon arsyen se pse armatoset Serbia: Prioriteti ynë është ruajtja e paqes dhe të mbrojmë Kushtetutën serbe

Vuçiç tregon arsyen se pse armatoset Serbia: Prioriteti ynë është ruajtja e paqes dhe të mbrojmë Kushtetutën serbe

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi së fundmi se qëllimi i vetëm i armatimit ushtarak të Serbisë është “ruajtja e paqes”. Duke folur në Pallatin e Serbisë, Vuçiç prezantoi një plan të quajtur; “Një kërcim drejt së ardhmes”, Serbia Expo 2027.

“Me këtë situatë gjeopolitike, prioriteti është ruajtja e paqes, nëse dikush mendon se ne do të kthehemi diçka për dikë, jo, nuk do ta bëjmë. Ne do ta mbajmë vendin tonë të sigurt, do të mbrojmë Kushtetutën. Serbia duhet të dërgojë një mesazh të qartë se po vazhdon rrugën e saj evropiane dhe po e rrit ritmin përmes reformave, duke ruajtur miqtë e saj tradicionalë, lirinë dhe pavarësinë”, tha Vuçiç.

Ai paralajmëroi edhe “një takim të madh në ushtri” më 30 janar dhe një prezantim të asaj që do të bëhet për ushtrinë dhe agjencitë e sigurisë në shkurt.

Vuçiç tha të martën gjithashtu se seanca inauguruese e legjislaturës së re të Serbisë mund të pritet pas 1 shkurtit dhe se ai pret që kabineti i ardhshëm serb të inaugurohet deri më 15 mars.

“Fitorja e zgjedhjeve më 17 dhjetor ishte më e pastra që nga rivendosja e një sistemi shumëpartiak në Serbi dhe se asnjëherë nuk ka pasur më pak ankesa për procesin zgjedhor”, tha Vuçiç.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë