Vuçiç: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, çështje ditësh

Vuçiç: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, çështje ditësh

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut “është çështje ditësh e jo javësh”.

Deklarimi i Vuçiçit para mediave u bë të premten (4 qershor) një ditë pasi ai u takua me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Vuçiq shtoi se gjatë bisedës me Palmer dhe Lajçak, ai e ka përsëritur qëndrimin se, Serbia nuk është në favor të një konflikti të ngrirë.

Qëndrimi i dy diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, gjatë kësaj jave, kishte për qëllim përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më herët ishte paralajmëruar se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet gjatë muajit qershor, por një datë nuk është dhënë.

Vuçiq tha se ai ka biseduar me Palmerin dhe Lajçakun për temat e dialogut.

“Serbia është e gatshme të zhvillojë dialog për çështjen e personave të zhdukur”, tha Vuçiç duke përmendur gërmimet që janë bërë ditë më parë në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë nga ana e komisioneve për të pagjeturit nga Serbia dhe Kosova me mbështetjen e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe EULEX-it.

Vuçiq tha se Serbia ka informacione për vendet ku janë varrosur ushtarët dhe civilët serbë në Kosovë.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011.

Përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?