Vuçiç: Evropa kërkon nga ne që të njohim pavarësinë e Kosovës, le të mos gënjejmë për këtë gjë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste dhënë për mediat serbe ka deklaruar se qytetarët e Serbisë, përkatësisht serbët duhet të pyesin se çfarë dëshirojnë nga vendi i tyre dhe si duhen bërë gjërat nëse nuk dëshirojnë të qajnë me fatin e tyre.

Ai edhe kësaj radhe nuk e la pa e përmendur Kosovën, duke theksuar se është pengesë dhe se ka presione nga jashtë.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë. Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha Vuçiç për televizionin Pink më 7 janar.

Çdo paraqitje që presidenti serb e bën në ndonjë televizion që kryesisht shfaqet në ato që ai i financon, tenton të paraqesë një lloj hutie dhe se kinse vendit të tij po i bëhet “padrejtësi”.

Madje edhe kritikat nga OSBE-ja dhe vendet perëndimore për parregullsi në zgjedhjet e fundit në Serbi i ka cilësuar si të pavërteta, duke thënë se nuk do të lejojnë të tjerët t’ju tregojnë çfarë të bëjnë.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

5 vjet Air Albania: Destionacione të reja, e njëjta ekselencë!

5 vjet Air Albania: Destionacione të reja, e njëjta ekselencë!