Vuçiç thirrje serbëve të Kosovës: Mos shpallni autonominë, kemi të gjithë botën kundër
Serbët kanë parlajmëruar shpalljen e autonomisë të dielën, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është kundër kësaj lëvizje. Përmes një letre drejtuar serbëve, Vuçiç thotë se e gjithë bota është kundër kësaj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka thënë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.
Këtë letër, Vuçiç ua ka drejtuar serbëve një ditë para kalimit të afatit për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “as kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”.
Ai ka lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asgjë, ngase sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzonin shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre.
Ai ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO-s prej të cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro-elektranën ‘Gazivoda’ (Ujman) dhe trafo-stacionin ‘Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastrukturor prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”.
Vuçiç është shprehur po ashtu se për hir të paqes e stabilitetit do të angazhohet për zgjidhje paqësore dhe kompromisi të marrëdhënieve në Kosovë dhe nuk do të ndalet derisa serbëve të mos u sigurohen të drejta më shumë sesa që kanë sot.
Serbët kanë paralajmëruar më herët se nëse Asociacioni nuk formohet deri më 4 gusht, kur ekipi menaxhues do të duhej ta dërgoj draftin e statutit në Bruksel, atëherë ata më 5 gusht do ta shpallin vet formimin e Asociacionit, por në formë të autonomisë.
Lajmi kryesor:
Serbët paralajmërojnë autonomi, Vuçiç kundër! Haradinaj: Do ndërhyjmë! Mediat: Beogradi bën gati ushtrinë!
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
34.4%
Vota total: 800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor, 16:28
-
Haradinaj: Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë
11 Korrik, 16:22
-
Ramush Haradinaj akuza Albin Kurtit: Ç'të lidh me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq? Pse kërkove partneritet me Radojçiçin?
4 Qershor, 17:54
-
‘Zbaton agjendën ruse’, Ramush Haradinajt akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Është rekrutuar nga serbët në burg
28 Maj, 11:05
-
Përurohet në Gjakovë shtatorja e Skënderbeut! Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike
4 Maj, 15:53
-
Çfarë po ndodh në Kosovë? Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor
9 Mars, 14:25
-
Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën
1 Shkurt, 12:12
-
Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën
31 Janar, 15:39
-
Raketat kundërtanke/ Haradinaj: E vonuar kërkesa ndaj SHBA-së, Kurti duhet të japë llogari
12 Janar, 13:51
-
Haradinaj: Kosova s’ka pasur asnjë vit më të humbur sesa 2023, na duhet unitet
8 Janar, 13:21
-
Incidenti/ Vjosa Osmani fton në presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë! Ai ngrihet dhe ikën
19 Dhjetor 2023, 20:06