Juristi i PD-së, Kthupi për Report Tv: S’ka paligjshmëri në autorizimin që Basha i ka lënë Alibeajt! Rekursi nuk e zhbën vendimin e Apelit

TIRANË- Pas vendimit të Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enkelejd Alibeajt, PD zyrtare ka depozituar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit. Juristi i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi ka folur në Report Tv për autorizimin që Lulzim Basha i ka lënë Alibeajt, duke sqaruar se nuk ka asnjë paligjshmëri.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi thotë se Basha këtë autorizim e ka lënë më datë 18 mars 2022 për zgjedhjet lokale, por sipas tij nuk ka datë pasi ende nuk ishte nuk kishte një dekret të Presidentit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

"Autorizimi është lëshuar më datë 18 mars 2022, datë në të cilën nuk dihej se kur do caktohej data e zgjedhjeve 2023, teksti i autorizimit i referohet dekretit të presidentit për caktimin e datës së zgjedhje. Që do të thotë ai autorizim është i lidhur ngushtësisht me datën që do caktonte dekreti i presidentit. Për aq kohë sa nuk kishim dekret të Presidentit, nuk mund të parashikonte autorizimi datë se kur do mbaheshin zgjedhjet, kjo është logjika pse autorizimi nuk reflekton datë. Se me 18 mars nuk e dinim as që do jepej vendimi i Zhukrit, as që çështja do shkonte në apel, as që do përfundonte ky kalvari gjyqësor i pafund i PD as që zgjedhjet do caktoheshin më 14 maj. Nuk ka paligjshmëri, është autorizim që parashikonte për aq sa ishte e mundur, në kohën kur është dhënë”, u shpreh Kthupi në Report Tv.

Sa i takon rekursit që grupi i Berishës do të bëjë në Gjykatën e Lartë, Kthupi u shpreh se nuk e zhbën dot vendimin e Apelit, pasi çështja është kthyer në Shkallën e parë.

“Neni 479 i procedurës civile i cili përcakton se një nga tagrat e gj së lartë për të pezulluar ekzekutimin e vend të gj së apelit. Jo gjithmonë një vendim i formës së prerë është i ekzekutueshëm. Vendimi i tre marsit është i ekzekutueshëm. Efekt që do prodhojë rekursi në Gjykatën e lartë janë nul, ai vendim e ka prishur vendimin e Zhukrit, e ka kthyer çështjen në gjendjen fillestare dhe sot kemi një gjyq në shkallën e parë për këtë çështje. S’kemi asnjë vendim në fuqi, as të Zhukrit as të Apelit”, tha Kthupi në Report Tv.

Berisha sfidoi vendimin e gjykatës së Apelit dhe dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/03/2023 00:28

    o rezart flit edhe per taulantian kur e shite kur ishe drejtor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?