Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij! Hapet rruga për rekursin

Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat:  Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij! Hapet rruga për rekursin

Selia e PD-së

Gjykata e Apelit më datë 11 qershor i dha vulën e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit, duke rrëzuar ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndër të tjera thuhet në vendim se Basha nuk është organi që përfaqëson juridikisht Partinë Demokratike.

“Gjykata e Apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimnarrëse në procesin zgjedhor. Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z.Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z.Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.

Basha dha dorëheqjen publike më 23 mars të 2022 pas humbjeve në zgjedhjet e pjesshmem, ndërsa mandate i Alibeajt më pas si kryetar i komanduar ka përfunduar.

“Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z.Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qënë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”.”

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 19/07/2024 15:53

    Shumë bukur. Gjykata merr vendime me deklarata publike dhe jo shkresore??!! Atëhere ka vënë preçedent, dmth të plasë brenda sali kërmën për deklaratat publike të 21 janarit "jo 3 po 30 dhe 300 do kisha vrarë"!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

 Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja falas në Kalanë e Rozafës

Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja falas në Kalanë e Rozafës