Vendimi për vulën e PD-së/ Meçaj në Repolitix: Basha e kreu misionin, e shpalli liderin e opozitës! Avokati: Berisha thotë hajdeni me ne, por nuk lëshon karrigen

Vendimi për vulën e Partisë Demokratike duket se mori një drejtim serioz ditën e sotme, teksa Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin ‘Zhukri’ të Shkallës së Parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit si legjitim dhe Sali Berishën kryetar.

Analistët në 'Repolitix' në Report Tv, zbuluan më shumë se çfarë ndodh pas këtij vendimi dhe cili do të jetë rrugëtimi i opozitës dhe pjesëve të PD-së drejt zgjedhjeve të 2025-ës.

Arben Meçaj u shpreh për Denis Mingën se nuk sheh ndonjë të re në vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për t'ja kaluar vulën Berishës dhe Rithemelimit. 

'Një çështje gjyqësore 2 vjet e gjysëm, u gjet një formulë shumë e shpejtë për ta zgjidh këtë krizë. Basha ishte në siklet, por nuk shoh Bashën që qesh. Më intereson parti e Bashës çdo bëjë. Nëse Basha do vendos që çështjen ta çojë në Gjykatën e Lartë, do të thotë që Basha është në skemën e para dy vitesh. Nëse Basha do merrte vendimin që të mos e përjashtonte Berishën, ky i fundit nuk do ishte lider. Basha është vërtetë në këtë lojë. Nëse thotë që e fusim në këtë procedurë është lojë. Basha e kreu misionin tani e shpalli liderin e opozitës.

E vetmja zgjidhje është krijjimi i partisë së re. Është e detyruar të krijojë parti të re. Koha nuk i premton, zgjedhjet janë në një vit. Nëse vazhdon punën me PD euroatlantike, pikërisht këtu do fillpoj të prodhojë karshillëkun Berishës. Kjo është logjika elementare. Pres që sot në darkë të shpall krijimin e partisë së re.

Gazetari Flogert Muça shprehet se sot Basha është çliruar nga një përgjegjësi shumë e madhe, pasi i iku vula.

'Basha sot është çliruar. Ka shpëtuar. E imagjino dot të merret vulën dhe logën dhe të shkonte në zgjehdje dhe të dilte apo jo deputet. Kush ka humbur ndonjëherë përballë Bashës? Kur ka fituar Basha ndonjë herë? Lulzim Basha, e kemi thënë, që PD defacto ishte e Sali Berishës. Në këtë kuptim nuk ka asnjë surprizë. Nuk e di anën ligjore. Për Bashën sot ishte lajm i mirë. Ka shpëtuar. Paradoksi, ndërkohë që Basha ishte i gëzuar, Sali Berisha nuk është i gëzuar që ka marrë vulën. Për Berishën vula është dënimi i tij, sepse i bie alibia.'

Ndërsa për avokat Përparim Çaçën, Basha nuk duhet të ishte më në këtë lojë dhe të kishte dhënë dorëheqje që prej vitit 2021 pas zgjedhjeve të prillit.

'E vetmja shpresë që ka pasur PD zyrtare ka qenë vetëm logo. Sepse nëse është ai që mendon se nuk ka nevojë për logo, ofiqe le të krijojë parti dhe të masi forcat. Gjithë këtë kohë nuk bëri për vete asnjë. Aty ku e filloi aty ngeli. Kjo që ndodhi sot, duhet të kishte ndodhur pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Do kishte qenë në nderin e tij. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Bëri një lojë.

Edhe për avokatin Leonard Karaj, Basha duhet të krijojë një parti të re sa më shpejt, ndërsa ftesën e Berishës për të gjithë demokratët e shikon si hipokrizi.

'Ka akoma disa njerëz me kontribute në PD, të cilët morën qasje nga PD zyrtare. Duhet të jenë më të zhgënjyer. Dhe Basha vazhdon e buzëqesh. Nëse Basha dhe grupimi i tij që nuk janë pak. Kjo parti e re o ngjizet tani ose nuk ngjizet më fare. Se dita ditës shpërbëhet. I bie të jetë një politikan i paaftë. Ose ka qenë bashkë me Berishën gjatë gjithë kësaj periudhe. Ka shumë nga këta njerëz që nuk duan më të shkojnë tek Berisha. Gjëja më e mirë është që Basha ta ndërtonte partinë e vet, sepse është një koshere me vota që nuk shkojnë tek Rama. Berisha thotë hajdeni me ne, por asnjë nuk lëshon karrigen. Ata e marrin karrigen edhe kur ikin në shtëpi. Çështë kjo idiotizëm që partia është e hapur. Ore kjo gjykata sot ishte gjykata e Ramës apo e reformuar. Kjo drejtësia sot, deri dje ishte e kapur, po sot është e Ramës.'

Më tej në emision foli në lidhje Skype edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi hodhi idenë se nesër Sali Berisha mund të jetë në seancën plenare i pranishëm pas depozitimit të kërkesës për interpelancë me kryeministrin Rama. 

'Mendoj se Berisha është shahist i vjetër, priten të papritura prej tij. Nuk dua të lë dhe njerëzit pa gjumë. Nuk kam informacione për këtë, për ardhjen në parlament ose jo. Kërkesa për interpelancë janë votuar shumë herë. Sa herë që Rama e shikon një opozitë të tillë të luftës, i jep mundësi edhe të tallet me Kuvendin e Shqipërisë. Që nga sot nuk ka më fjalë.' u shpreh deputeti Saimir Korreshi.

Sakaq, po ditën e sotme ambasadotri gjerman postoi një foto gjatë takimit me deputetin Gazment Bardhi, ku shkruante se është në kuadër të takimeve me liderët e opozitës dhe mazhorancës në parlament.

Kjo ngriti idenë në studio se tashmë ndërkombëtarët njohin Bardhin si kryetar të opozitës, de jure tashmë edhe pas vendimit të Apelit për vulën e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
'Është shahist i vjetër', befason deputeti Korreshi: Berisha mund të jetë nesër në seancë plenare

 

Deputeti Saimir Korreshi hodhi idenë në Repolitix, se Sali Berisha mund të jetë nesër në seancën plenare në Kuvend, pasi ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për disa tendera korruptivë.

'Do doja realisht që Berisha ti shkonte deri në fund lëvizjes së tij. Pavarësisht se poshtë shtëpisë së tij është një lëvizje që e ka mbajtur gjallë. Nuk e dimë nëse do të vijë apo jo. Por ka gjasa që Rama si ka bërë bojkot, as nuk është kthyer fare në parlamentin e Shqipërisë. Më shumë se kujt i ka shërbyer Ramës problematika e opozitës.

Mendoj se Berisha është shahist i vjetër, priten të papritura prej tij. Nuk dua të lë dhe njerëzit pa gjumë. Nuk kam informacione për këtë, për ardhjen në parlament ose jo. Kërkesa për interpelancë janë votuar shumë herë. Sa herë që Rama e shikon një opozitë të tillë të luftës, i jep mundësi edhe të tallet me Kuvendin e Shqipërisë. Që nga sot nuk ka më fjalë.' u shpreh deputeti Saimir Korreshi.

Ora 21:56
'I mbajti shpresat tek logo', avokat Çaça në 'Repolitix': Basha duhet të jepte dorëheqjen që pas zgjedhjeve të 2021

 

Avokati Përparim Çaça u shpreh në Repolitix se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen që pas humbjes së zgjedhjeve të 2021. Shpresa e Bashës sipas avokatit ka qenë vetëm logo.

'E vetmja shpresë që ka pasur PD zyrtare ka qenë vetëm logo. Sepse nëse është ai që mendon se nuk ka nevojë për logo, ofiqe le të krijojë parti dhe të masi forcat. Gjithë këtë kohë nuk bëri për vete asnjë. Aty ku e filloi aty ngeli. Kjo që ndodhi sot, duhet të kishte ndodhur pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Do kishte qenë në nderin e tij. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Bëri një lojë. Zoti Berisha kur e pa çfarë po ndodhte e shkriu për 30 ditë. Kishte përballë një njeri që nuk e mundte dot. Ustallarët e vërtetë e dinë që Berisha nuk dorëhzohet kurrë. Në 97 askush nuk e mendonte se do kthehej Berisha. Jam shumë skeptik, sa i përket zgjedhjeve të 2025. Edhe betejën juridike me ligjin do ta fitoj', u shpreh avokati Përparim Çaça.

Ora 21:35
'Basha sot u çlirua', gazetari në 'Repolitix': Ka shpëtuar, prandaj qeshte pasi humbi vulën

Gazetari Flogert Muça duke komentuar në Repolitix kalimin e vulës në duart e Berishës, u shpreh se tashmë Basha është i lehtësuar nga përgjegjësia dhe prandaj ishte i qeshur.

'Basha sot është çliruar. Ka shpëtuar. E imagjino dot të merret vulën dhe logën dhe të shkonte në zgjehdje dhe të dilte apo jo deputet. Kush ka humbur ndonjëherë përballë Bashës? Kur ka fituar Basha ndonjë herë? Lulzim Basha, e kemi thënë, që PD defacto ishte e Sali Berishës. Në këtë kuptim nuk ka asnjë surprizë. Nuk e di anën ligjore. Për Bashën sot ishte lajm i mirë. Ka shpëtuar. Paradoksi, ndërkohë që Basha ishte i gëzuar, Sali Berisha nuk është i gëzuar që ka marrë vulën. Për Berishëns vula është dënimi i tij, sepse i bie alibia.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edipi: 20/06/2024 08:56

    Zoti Arben, kete here keni thene dicka shume te sakte. Po Basha e kreu misionin, e shpalli liderin e Opozites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët