Vula si shtesë në fjalorin e demokracisë shqiptare

Vula si shtesë në fjalorin e demokracisë shqiptare

Sali Berisha

Java që kaloi, përkatësisht data 3 mars shënoi një ngjarje absurde në jetën e demokracisë shqiptare sepse futi në fjalorin e saj edhe një shenjë tjetër -VULËN. Asnjëherë më parë dhe në asnjë vend tjetër demokratik, dhe këtë e them me bindje, pra në asnjë vend demokratik, një parti politike nuk është ndarë në dy pjesë në atë formë që Partia Demokratike e Shqipërisë u nda pas vendimit që mori Lulëzim Basha, kryetari i dorëhequr solemnisht nga drejtimi i PD-së, për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i kësaj partie deputetin Sali Berisha derisa ai të sqaronte pozicionin e tij politik pas shpalljes « non grata » nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në atë kohë, Berisha pat deklaruar se do ta pastronte imazhin e tij dhe do të rrëzonte këtë vendim të shtetit amerikan duke iu drejtuar një gjykate në Francë. Mirëpo, Franca ishte një blof që ai ua hodhi fanatikëve të tij dhe në përpjekje që të fitonte kohë, shpalli se do të kthehej përsëri në politikën aktive, madje më i fuqishëm se më parë.

Ai nisi një sërë takimesh nëpër rrethe për të demaskuar Lulëzim Bashën, të cilin e shpallte fajtor për gjendjen ku ishte PD-ja dhe për humbjet radhazi të saj. I ushqyer me shkollën e propogandës enveriste, në gjithë këto takime, Berisha përdorte një ligjërim që ngrihej mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin. Dështimet e PD-së i paraqiste si vullnet dhe si paaftësi të Bashës, duke harruar se Basha në krye të PD-së erdhi nga Berisha dhe se të gjitha vendimet e tij ose ishin të Berishës ose miratoheshin në heshtje prej tij dhe, duke marrë në vështrim gjestin e fundit të Bashës, pra përjashtimin që ky i fundit i kishte bërë Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, u shtonte akuzave kundër Bashës edhe mallkime të nivelit personal  që vinin nga nënshtresa e kodit të bandave ose të fiseve.

Ai, Basha, nuk ishte gjë tjetër por një « besëprerë ». Aksionin e takimeve në stilin e Foltores, Berisha e finalizoi me ultimatumin që Basha të largohej nga PD-ja sepse në krye të saj do të vinte një tjetër, pra jo ai vetë, por këtë radhë do të ndriste demokracia e vërtetë sepse partia e mbyllur e Bashës tani do të hapej. Për këtë arsye në një manifestim grotesk dhe me një dekor të folklorik, ai mblodhi në stadiumin « Air Albania » një pjesë të Asamblesë së Kuvendit të PD-së dhe shpalli aty ndryshimet statuore të cilat e zhbënin praktikish PD-në e Bashës dhe krijonin struktura të tjera. Mirëpo, mashtrimi dhe gënjeshtra si parime që kishin organizuar këtë aksion të Berishës u zbuluan menjëherë dhe Kuvendi i stadiumit zgjodhi në mënyrë unanime si kryetar të PD-së Berishën.

Kjo ishte fryma e re që solli lëvizja e dëshpëruar e Foltores. Pas kësaj gjuha e dhunshme ndaj Bashës dhe atyre që e mbështetnin atë po thellohej nga dita në ditë dhe kërcënimi për të lëshuar godinën e ish- ShQUP-it ku ndodhet selia e PD-së po rritej. Edhe Lulëzim Basha bëri një Kuvend tjetër në Pallatin e Kongreseve dhe sanksionoi ndryshimet në statut sipas orientimit politik që linte jashtë kësaj force dhe grupit parlamentar të saj ata që ishin të sanksionuar si non grata nga SHBA. Berisha nxitoi që të çonte në Gjykatë kërkesën për të regjistruar ndryshimet që ishin bërë në statut në Kuvendin e Stadiumit. Po të njëjtën gjë bëri edhe Basha. Në mënyrë që sistemi i kalbur i gjithës kësaj karikature të funksiononte, në Gjykatën e Tiranës u gjend një gjyqtar me mbiemrin Zhukri që i dha të drejtë Berishës. Kaq u desh dhe tani ditët e qëndrimit të Bashës në godinën e ish- Shqup-it ishin të numëruara. Kur ultimatumi i Berishës skadoi, më 8 janar 2022 shqiptarët por edhe gjithë bota pa një nga skenat më të dhunshme, më tragjike, më groteske dhe më qesharake. Sulmi me qysqi e me vare për të marrë selinë e PD-së, ishte një ngjarje që i shtoi demokracisë shqiptare edhe një tipar tjetër grotesk dhe absurd-luftën për vulën.

Mirëpo, historia nuk mbaroi aty. Lulëzim Basha u dorëhoq solemnisht dhe grupi parlamentar që drejtohej nga Alibeaj u bë realisht kundërpesha e grupit të dhunshëm që drejtohej nga Berisha. Ata ankimuan vendimin e Zhukrit dhe më 3 mars gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e Zhukrit dhe e dërgoi çështjen për gjykim nga fillimi. Deri  atëherë vula e PD-së i mbetet grupit të Alibeajt, të cilit Lulëzim Basha si kryetar i dorëhequr tri ditë para se të shpallte solemnisht largimin nga drejtimi i PD-së, ia ka deleguar atij të gjitha të kopetencat e drejtimit të PD-së deri në zgjedhjet e radhës.  Pra, nëse do ta përmbledhim gjithë këtë që ka ndodhur, në analizë të fundit lufta brenda PD-së ka një shenjë që është vula. Natyrisht arsyet e vërteta pse Berisha e nisi këtë betejë për të shkatërruar PD-në unë vetë por edhe gazetarë të tjerë i kanë shprehur me kohë. Por nesër, ose pas shumë kohësh, ata që do të merren me fjalorin e demokracisë shqiptare, krahas termave amendament, anarki, autokraci, autoritar, fletë votimi, burokraci, fushatë, kandidat, kongres apo kuvend, kushtetutë, zgjedhje, shumicë, pakicë, deputet, oligarki, opozitë, parlament, parti politike, president, kryeministër, regjim, republikë, ndarje pushtetesh, votë etj, do të duhet të shtojnë edhe dy shenja të tjera; sistemin i « Dushkut » dhe luftën për Vulën.

Nëse do të kërkojnë që të kuptojnë më shumë se përse vula u fut në këtë shenjueshmëri mund t’i drejtohen Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe  që e përkufizon kështu : mjet i vogël zyre, ku është gdhendur emri a ndonjë shenjë tjetër e një institucioni, e një partie etj., që ngjyhet me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar vërtetësinë e tyre; pajisje e tillë për të bërë shenjë në dyll, në plumb etj.; shenja që lë ky mjet: vulë zyrtare; vulë postare; vulë e thatë vulë që nuk ngjyhet në bojë, por lë shenjë me anë të trysnisë; vula e ministrisë (e shkollës); vë vulën. Por ka edhe një kuptim tjetër : kjo shenjë ka marrë edhe konotacion apo kuptim të dytë e të tretë : Është njeri me vulë, pra njohet nga të gjithë si me damkë, E humbi vulën, humbi toruan, i humbi vula, u zhduk pa lënë gjurmë. I humbtë vula (nami, nishani) - mallkim- mos u përmendtë më ! Nuk i shkon vula- nuk i ecën fjala dhe i vuri vulën : e damkosi e përfundoi diçka.

Kështu pra, në kohët që do vijnë, ata që do të merren me demokracinë shqiptare do të shtojnë edhe vulën në atë kod, pastaj atij që e futi këtë shenjë në këtë fjalor, pra Berishës, do t’i gjejnë edhe kuptimin që i përshtatet nga gjithë ato shenjime që ka fjala vulë dhe që u në i përmenda më sipër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/03/2023 23:17

    Berisha eshte vula e turpit ju shofte fara e rraca.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/03/2023 22:16

    OK Yzeiri:VULA E S.Berishës do të ngelet në Historinë e Shqipërisë si sinonim i një personi të padëshirueshëm nga 90 % e popullit Shqipëtar e nd/Kombëtar. Ky personazh negativ i shekullit 21 do të mbahet mënd për 32 vite që nuk bëri asnjë punë të mirë për vëndin e vet,por vetëm Vjedhje,Vrasje,Shkatërrim më shumë se Turku në 500 vjet dhe NaziFashizmi në L2B. - Sb është sinonim i zbatimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit të shekujve të kaluar që kërkon hakmarrje,Gjakmarrje me çdo kusht. - Sb nuk ka zëmër njeriu.Në vënd të saj ka një gur të rëndë që i varet në qafë 3 milion Shqipëtar në 32 vite dhe nuk ha toka seç kërkon popullit por EGUA e tij prej një maloku të padëmshme dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat