Vulëhumburi i opozitës, që ka humbur dhe logjikën

Vulëhumburi i opozitës, që ka humbur dhe logjikën

Sali Berisha

Sali Berisha mbahet për orator.

Kjo dihet, shihet, njihet, sidomos dëgjohet. As ai nuk e fsheh këtë. Përkundrazi, e shpall me sa fuqi ka, lodhet për ta përhapur sa më tepër, për ta bërë sa më të njohur.

Mirëpo, sot s’ka shqiptar të mos gajaset me vulëhumburin e opozitës, tregtarin e shpirtrave që hiqet si shpëtimtar i opozitës.

Le ta shohim pak më nga afër oratorinë e zjarrtë të tij, nëpërmjet një analize të thjeshtë tekstuale.

Proverbi thotë: “Më shkruaj një paragraf, të të them se cili je.”

Pa e zgjedhur aspak, madje pa e lexuar fare, i nakatosa faqet e fejsbukut të Doktorit si letrat e kumarit. Thjesht rrëmbeva një paragraf nga logoreja oqeanike fejsbukiste e tij.

Paragrafi qëlloi me 33 fjalë dhe 60 gërma.

Shyqyr që qëlloi i shkurtër se kush rri e merret me marrëzitë e tij.

Ja paragrafi që tani do ta ther si kasapi dashin për t’ua dhënë lexuesve llokmat e mishit t’i hanë e t’i vjellin.

“Dhëmbë për dhëmb me Ramën, i cili ka vendosur të mbyllë parlamentin. Deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme, për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.”

Edi Rama, të shumtat e herës nuk është fare në sallën e Parlamentit kur ulëret e çirret Sali Berisha. Ku dhe kur qënkan zhvilluar këto beteja të ashpra dhëmbë për dhëmbë?

“Dhëmbë për dhëmbë” në këtë kontekst nuk është as figuracion as fakt. Është thurje e pakuptimtë që mund të dali vetëm nga ndonjë mendje donkishoteske.

Është pohim që dëshmon se i kanë ikur në drejtim të paditur të gjitha bletët nga kosherja, e kanë lënë pa mjaltë dhe pa shpresë se mund të kthehen ndonjëherë.

Vazhdon më tej: “Deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme.”

Kuturisje ortografike për të vjellë. Si mund të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme një grusht që ka ngecur e s’ka nga të shkojë, kur s’ka mbetur shqiptar pa e ditur se problemi madhor i opozitës së sotme, prej nga derivojnë të gjitha tmerret e tjera, është pikërisht mungesa e vendosmërisë?!

Dhe tjetra, si e di Sali Berisha çfarë kanë brenda kokës deputetët e opozitës, janë a s’janë të vendosur, do shkojnë a s’do shkojnë dhe deri ku do shkojnë?

Duke pretenduar se, jo me arsyetim dhe urtësi, por me logore dhe manipulim, ua kontrollon edhe brendinë e kokës, e pakta i ofendon ata, ua ndot moralin, ua prek sedrën, nëse u ka mbetur ndonjë thërrime natyrisht.

Këtu po e mbyllim.

Kush rri e merret me oratori shterpe.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 02/11/2023 14:29

    Gjithë investimi i USA te reformat në drejtësi do të paguhet nga pasura kriminale andaj J.Malltezi dhe tjerë të punëve kriminale që janë kapur nga ligji kanë bërë hesape pa hanxhinë andaj Berisha shpurthë si pula në zjarmë

    Përgjigju
  • Fatmiri: 02/11/2023 08:43

    Vrasesi i endrrave te nje populli te vuajtur e te cfilitur, nuk mund te beje asgje me teper,vecse ca skena qe I shkojne pershtat "qenve qe zihen perfetto kazanit te mbeturinave" . Haku i ketij populli qe i dha gjithcka, por si shperblim mori zhgenjimin e madh, do t'a zere. Ky do te jete shperblimi me i madh qe do te mare per " bemat " tij . S'mund te ndodhe ndryshe.Zoti eshte vertete i madh. Vonon por nuk harron. Le te jetoje kusuret e asaj qe i beri ketij populli, pa "nje tufe zagare " qe shqyejne njeri tjetrin per "nje kocke" nuk i bejne derman. Shqiperia do te jete me mire edhe pa ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë