Vulin: Europa po hesht për ‘Shqipërinë e Madhe’, ja mesazhi i Putin për marrëveshjen me Kosovën

Vulin: Europa po hesht për ‘Shqipërinë e Madhe’, ja mesazhi i Putin për marrëveshjen me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka deklaruar se ‘Shqipëria e Madhe’ po krijohet para syve të të gjithëve, ndërsa Europa po hesht. “Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e Madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, është shprehur Vulin, teksa kritikoi faktin që Prishtina ende nuk ka hequr taksën për mallrat serbe.

Sipas Vulin, Putin e dërgoi një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën. “Është shumë e vështirë të shpjegohet rruga evropiane për shkak të politikës me standarde të dyfishta të Prishtinës”.

Ai u kërkuar serbëve që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një veprim të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve të tyre. “Kushdo që hyn në këtë formacion duhet ta dijë se ata do të përdoren një ditë kundër vëllezërve të tyre” përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/01/2019 09:04

    Or fundërrinë pjellë e Millosheviçit po si I do ti shqiptarët të vazhdonin të ishin të cope cope që të shkrish ti në kurriz të tyre ? Po kur Europa krijoi Srebinë Malin e Zi dhe Greqinë në kurriz te shqiptarëve, ishte mirë? Yyyyyt plerë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë