Këto komente Vulin i bëri dje në veri të Kosovës, ku mori pjesë në dorëzimin e një ndihme humanitare me veshmbathje dhe ushqim, të cilën një grup serbësh nga Shqipëria i kishte sjellë për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe botuar në "Koha Ditore".
Vulin ka biseduar me bashkëkombësit e tyre nga Shqipëria dhe i ka falënderuar për interesimin e shprehur për të gjitha ato që ndodhin në Kosovë dhe për ndihmën që e kishin sjellë, siç ka thënë, në këto kohë të vështira.
Duke folur për të drejtat e serbëve në Shqipëri, Vulin ka kërkuar që ato të jenë të njëjta me ato që shqiptarët i gëzojnë në Serbi.
“Ne për serbët në Shqipëri kërkojmë atë që ua kemi dhënë shqiptarëve në Serbi dhe kur dikush flet se pas Marrëveshjes së Brukselit duhet barazuar të drejtat e shtetasve tanë shqiptarë në Preshevë, Bujanovc me të drejtat e shtetasve tanë në veri të Kosovës, unë nuk mundem pa pyetur se kur do t’i barazojmë të drejtat e shtetasve tanë shqiptarë me të drejtat e serbëve në Shqipëri”, ka thënë Vulin. Sipas tij, komuniteti serb në Shqipëri nuk ka të drejta për shkollë në gjuhën amtare.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)