VV  kundër takimit Thaçi-Daçiç
protestuesit përleshen me policinë

VV  kundër takimit Thaçi-Daçiç <br />protestuesit përleshen me policinë
PRISHTINE -  Protesta e sotme e Lëvizjes Vetëvendosje para godinës së qeverisë së Kosovës, e cila u kthye në përleshje mes policisë dhe aktivistëve, ka përfunduar. Megjithatë kreu i saj, Albin Kurti ka paralajmëruar zhvillimin e një protestë tjetër brenda dy ditëve.

Aktiviztë të lëvizjes "Vetëvendosja" protestuan përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës, kundër takimit që kryeministri Hashim Thaçi zhvilloi javën e kaluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë kundër protestuesve në Prishtinë, janë shoqëruar në polici edhe (30) protestues, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu që numri i personave të shoqëruar (arrestuar përkohësisht) deri në orën 16:00 ka arritur në 63, njoftoi Policia e Kosovës. Si pasojë e veprimeve të dhunshme të protestuesve, lëndime kanë pësuar disa zyrtarë policor dhe disa protestues. Policia akuzon protestuesit për veprime të dhunshme”, njofton media kosovare, Koha.net.

Protesta nisi rreth orës 07:55 vazhdoi para ndërtesës së qeverisë së Kosovës  ndërkohë që 1000 forca policore rrethuan gjithë sheshin "Nënë Tereza" dhe hodhën gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët tentuan të hynin në kryeministri. Nga ana e rreth 63 protestuesve janë hedhur objekte të forta drejt godinës të qeverisë, informojn radio Europa e Lirë.


libur aliu vetevendosje proteste policia
(Në foto, deputeti Libur Aliu dhe momenti që ndalohet nga policia)

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Vetëvendosje sqaron se ndaj deputetit Libur Aliu është ushtruar dhunë nga forcat e policisë nuk është rrëzuar nga shtyrjet e ndërsjella nga protestuesit, ashtu siç pretendon policia.

Një numër protestuesish, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mes tyre Albin Kurti, janë plagosur nga policia e cila tentoi të shpëndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.  Vetëvendosja informoi se policia ndaloi Albin Kurtin dhe deputetin e kësaj lëvizjeje Liburn Aliu, por më pas ata janë lënë të lirë.

Pas kësaj protestuesve iu është bashkangjitur edhe lideri i Vetëvendosjes, duke u bërë thirrje aktivistëve të shpërthejnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën e Qeverisë së Kosovës.

ÇFARE NDODHI PARA GODINES SE PARLAMENTIT

Sipas një kronologjie të aksionit të hartuar nga lëvizja Vetëvendosja mësohet se protesta nisi rreth orës 07: 55 minuta të mëngjesit të sotëm para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, kundër takimit Thaçi – Daçiç. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që drejt godinës janë hedhur objekte të forta, informojnë mediat kosovare.

Rreth orës 08:02 “1000 forca policore kanë rrethuar gjithë sheshin dhe po hedhin gaz lotësjellës deri te Teatri Kombëtar.”- informonte Vetëvendosja. Më pas policia dhe forcat special kanë rrethuar të gjitha hyrjen për në sheshin “Nënë Tereza”.

Disa minuta më vonë rreth orës 08:19, kanë ndërhyrë njësitë speciale për të hedhur gaz lotësjellës dhe arrestojnë protestuesit.
Rreth orës 08:24 – Në sheshin “Nëna Terezë”, (përballë hotel Sëiss Diamond) janë rreshtuar Njësia Speciale përballë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët po brohorisin parullën “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”.

Në orën 08: 30 minuta Vetëvendosja informoi për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes Liburn Aliu. Ndërkohë që në orën 09: 21 minuta informon për arrestimin e Albin Kurtit dhe më pas lirimin e tij. Menjëherë pas lirimit iu është bashkuar aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin “Nëna Terezë”, për të vazhduar protestën kundër takimit Thaçi – Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës