Ndërkohë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Shtërpcës, Ali Halimi, ka theksuar se janë të papranueshme privilegjet që po u krijohen disa familjeve të serbëve në Shtërpcë, me taksat e qytetarëve të Kosovës. “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim pronën publike prej 350 metrash katror, për ndërtimin e shtëpive për disa familje serbe të ardhura nga Kroacia kohë më parë, është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ndër të tjera Halimi.
Sipas tij, komuna e Shtërpcës ende po funksionon me dokumente të UNMIK-ut. Ndërkohë, deputeti Selimi, e ka vënë në pikëpyetje punën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ata janë vetëm kukulla.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)