/ATSH/.- Lëvizja Vetëvendosje do të shpallë sot rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të kësaj force politike.
Sipas KosovaPress, zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje janë mbajtur më 21 dhe 22 shkurt në 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës si dhe në 6 shtete të Evropës.
Kandidati i vetëm për të marrë timonin e Lëvizjes që deri më tani është drejtuar nga Albin Kurti, është Visar Ymeri.
Nga kjo Lëvizje, zgjedhjet e brendshme vlerësohen të lira, të ndershme dhe demokratike