Wall Street Journal: Trump do të rrisë në mënyrë drastike sanksionet kundër Iranit!

Wall Street Journal: Trump do të rrisë në mënyrë drastike sanksionet kundër Iranit!

Netanyahu, Trump dhe Ajatollah Khamenei

Netanyahu, Trump dhe Ajatollah Khamenei

Ndërsa zgjedhjet në SHBA kanë përfunduar dhe Donald Trump është rizgjedhur President, politika ndërkombëtare po ‘vlon’ për shkak të raporteve dhe deklaratave që janë bërë në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme dhe qëndrimeve të reja që ai do mbajë.

Manjati ka premtuar se do i japë fund luftrave, por pa shpjeguar mënyrat sesi. Por hipotezat e para kanë nisur të dalin në media.

“Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të rrisë në mënyrë dramatike sanksionet kundër Iranit, pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë”.

Këtë e raporton Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me planet e tij.

Sipas raportit, Trump do të fokusohet kryesisht në industrinë e naftës të Iranit, duke synuar të forcojë sanksionet që ai vetë i ka miratuar midis 2016 dhe 2020 dhe do të marrë masa të bashkërenduara për të izoluar Teheranin "si diplomatikisht ashtu edhe financiarisht", shkruan “La Repubblica”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 08/11/2024 16:27

    Ky sikur do ndalonte lufterat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit