Mauro Icardi sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtar i Interit edhe për sezonin që ka nisur. Pavarësisht përjashtimit në disa raste nga ana e klubit, por edhe ofertat e njëpasnjëshme në drejtim të lojtarit, ish-kapiteni, sipas Wanda Nara-s, gruas dhe agjentes së tij, ka zgjedhur të qëndrojë te Interi. Në emisionin ‘Tiki-Taka’ Wanda ka deklaruar:
“Icardi ka refuzuar shumë oferta, për mua do të qëndrojë te Interi. Ai ka qenë gjatë gjithë kohës konsistent dhe këtë e ka treguar duke refuzuar ofertat e disa klubeve të mëdha. Unë e kam bërë punën time duke folur me disa klube, por në fund ai ka marrë vendimin. Nuk e di nëse Juve do të bëjë një ofertë në orët e fundit, por Conte është një trajner i madh. Ai zbaton vendimet që ka marrë klubi.”
Dmt s eshte me kapiten, ja moren fanellen me numrin 9,dhe tani me bisht ne shale "do te qendroj te Interi" megjithese Interi ka then s hyn ne projektin tone. S behesh manaxhere se fle me sportistet moj Wanda
Përgjigju