Washington Post: Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, por digat mund ta vrasin

Washington Post: Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, por digat mund ta vrasin

Gazeta prestigjoze Washington Post i ka kushtuar një shkrim lumit Vjosa dhe ndërtimit të hidrocentraleve në të.  

Udhëtim nëpër lumin Vjosa.

Nën një pemë me kurorë të gjerë, fare pranë kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë, Jorgji Ilia mbush ujë në një nga burimet e shumta të lumit Vjosa.

"Këtu nuk ka asgjë tjetër përveç lumit", -thotë mësuesi në pension. "Vjosa i jep bukuri fshatit tonë".

Vjosa është e butë dhe e ngathët. Me ujëra me ngjyrë blu kobalt, që pastaj shkrihen vende vende me jeshilen e smeraldë dhe ngjyrat e tokës, Vjosa rrjedh diku e qetë e diku e ‘stuhishme’. Ajo gjarpëron për më shumë se 270 kilometra në rrugën e saj nëpër shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Por për sa kohë?

Qeveria shqiptare ka iniciuar plane për të frenuar Vjosën dhe degët e saj, me qëllim ndërtimin e tetë digave përgjatë lumit për të gjeneruar energji elektrike.

‘Marrëdhënia e re me lumin’ është pjesë e bumit global të energjisë hidroelektrike, kryesisht në Azinë Jug-Lindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe në pjesët më pak të zhvilluara të Europës.

Vetëm në Ballkan, rreth 2,800 projekte janë duke u zhvilluar ose planifikuar të zhvillohen në lumenjtë, thotë Olsi Nika nga EcoAlbania, një organizatë jofitimprurëse që kundërshton projektet në lumin Vjosa.

Disa i shohin ndërtimet e  hidrocentralet si një burim i besueshëm, ekonomik dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile që shkaktojnë ngrohjen globale të planetit. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët pretendojnë se përfitimet prej hidrocentraleve janë të mbivlerësuara dhe kompensohen nga dëmi që mund të shkaktojnë digat.

Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ata veprojnë si arterie të natyrës, transportojnë energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për tu pirë, prodhime ushqimore dhe janë të pazëvendësueshëm për industrinë.

Lumenjtë janë mjet transporti për njerëzit dhe mallrat dhe një parajsë për naviguesit dhe peshkatarët.

Lumenjtë janë ‘shtëpi’ për një shumëllojshmëri të gjerë të peshkut - përfshirë peshq të vegjël, trofta dhe salmon - dhe ofrojnë strehim dhe ushqim për zogjtë dhe gjitarët. 

Por digat ndërpresin rrjedhën e lumenjve dhe jetën e gjithçkaje brenda dhe përreth tyre. Ky lloj ‘adaptimi’ nuk ka funksionuar në vende si Amazona, thotë Julian Olden, ekolog i Universitetit të Uashingtonit.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë përbërjen kimike të ujit dhe të shkaktojnë rritjen e algave toksike.

Ata që jetojnë përgjatë bregut të lumit ose e mbështesin jetesën e tyre te ky lumë, kanë frikë se digat mund të vrasin Vjosën. Ekosistemi i saj i brishtë do të modifikohet në mënyrë të pakthyeshme dhe shumë banorë do të humbasin tokën dhe shtëpitë e tyre.

Në vitet 90, një kompani italiane mori një kontratë për ndërtimin e një dige përgjatë Vjosës, në jug të Shqipërisë. Ndërtimi filloi në digën e Kalivaçit, por nuk u përfundua kurrë, duke u rrënuar për shkak të vonesave dhe problemet financiare.

Tani, qeveria shqiptare ka dhënë një kontratë të re shfrytëzimi për një kompani turke. Zyrtarët e Ministrisë së Energjisë refuzuan kërkesat për tu intervistuar dhe diskutuar për planet e tyre për ndërtimin e  hidrocentraleve.

Shumë banorë vendas i kundërshtojnë planet. Dhjetra banorë të fshatit Kute janë bashkuar me organizatat jofitimprurëse për të kundërshtuar ndërtimin e një dige në grykën e Poçemit, fare pranë Kalivaçit. Kompania turke fitoi kontratën për ndërtimin hidrocentralit në lumin Vjosa në vitin 2017 por qeveria shqiptare e pezulloi.

Fitorja e banorëve, megjithëse e rëndësishme, ishte vetëm një betejë. Një javë më vonë, qeveria shqiptare pezulloi edhe një tjetër ​​kontratë për ndërtim dige në Kalivaç.

‘EcoAlbania’ planifikon që në vazhdojë ‘luftën’ për këtë projekt.

Nga pikpamja ekologjike ka shumë diskutime.

Një studim i fundit zbuloi se Vjosa ishte jashtëzakonisht e ndryshme. Më shumë se 90 lloje të jovertebrorëve ujorë jetojnë në vendet ku janë planifikuar ndërtimi i digave.

Qindra peshq, amfibë dhe specie zvarranikësh, disa prej tyre emndemikë, tashmë janë të rrezikuar.

Digat mund të dëmtojnë zinxhirët ushqimorë, por problemi më famëkeq me ndërtimin e digave është se ato bllokojnë shtigjet e kalimit të peshkut duke u përpjekur të migrojnë në rrjedhëat e sipërme për tu riprodhuar.

Ndërsa presioni për ndërtimin e digave në vende më pak të zhvilluara të Europës është intensifikuar, e kundërta po ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore, ku ka një lëvizje masive për të shkatërruar digat që konsiderohen të vjetëruara dhe të dëmshme për mjedisin.

Më shumë se 1.600 diga janë çmontuar në Shtetet e Bashkuara, shumica në 30 vitet e fundit. Në Europë, shkatërrimi i digave ka filluar këtë vit në Francë, ku janë shkatërruar dy diga në lumin Selune në Normandi.

Për Shyqyri Seiti, çështja ‘Vjosa’ është shumë më personale.

Varktari 65-vjeçar katransportuar vendasit, mallrat dhe bagëtitë përtej lumit për rreth një çerek shekulli. Ndërtimi i digës në Kalivaç do të rezultonte në fatkeqësi për të dhe të tjerët. Shumë nga arat dhe disa shtëpi në fshatin e tij fqinj anë Vjose do të zhdukeshin.

"Dikush do të përfitojë nga ndërtimi i digës, por kjo do të shkatërrojë zonën,"- thotë ai. "Nëse ata do të ishin në vendin tonë, si do të ndjeheshin? Do të humbisnin gjithçka".

Por kryetari i bashkisë, Metat Shehu, thotë që komuniteti i tij "nuk ka interes" për këtë çështje.

"Vjosa është e ndotur. Bimët dhe krijesat e Vjosës janë zhdukur ", thotë Shehu. Problemi më i madh, shton ai, është se fshatarëve u ofrohet shumë pak para për të hequr dorë nga toka e tyre. Ai shpreson që diga të sjellin investime në zonë.

Jonus Jonuzi, një fermer 70-vjeçar që është rritur përgjatë lumit, shpreson që Vjosa të mbetet e egër.

"Shqipëria ka nevojë për energji elektrike. Por jo duke krijuar një gjë dhe duke shkatërruar një tjetër ”, thotë ai. "Dëmtimet do të jenë të pariparueshme për jetën. Gjeneratat e ardhshme do të na fajësojnë për këtë që kemi bërë?"

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin