TIRANE – Nëse ai që ju thotë se ngjani 10 vite më shumë është një i panjohur në stacionin e autobusit, ndoshta do të mendoni se nuk keni fjetur mirë natën e kaluar. Por nëse ta thotë një sistem i sofistikuar i njohjes së fytyrës, që ka ndërthurur shumë të dhëna duke analizuar çdo milimetër të fytyrës tënde, verdikti është më i rreptë.
Pak për të luajtur e pak për çështje estetike, projekti Face.com është pasuruar me funksione të reja: webfaqja partnere e Facebook për të taguar fotot e miqve automatikisht, që sot njeh (dhe gjen) moshën e një personi duke studiuar elementet e veçanta të fytyrës në një fotografi në plan të parë.
Përveç moshës, e cila shprehet përmes një minimumi dhe një moshe maksimale, sistemi shprehet edhe mbi gjininë. Më pas veshton buzët, prezencën e syzeve, hapjen e gojës. Në fund fare merret edhe me humorin e personit të analizuar dhe vërtetësinë e buzëqeshjes së tij. I lumtur apo i mërzitur?
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com