PRISHTINE - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle mbërrin sot në Prishtinë, pas vizitës në Beograd pasditen e djeshme ku në aeroport u prit nga zv/kryeministri qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç.

 Westerwelle do të zhvillojë biseda politike me Hashim Thaçin, kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj.

Kryediplomati i Gjermanisë tha dje se Serbia duhet të nisë implementim e marrëveshjes dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën me qëllim që të avancojë drejt integrimit europian.

Duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes së arritur në Bruksel të cilën e konsideroi “historike”, Westerwelle shtoi “tani është shumë e nevojshme të arrihet një marrëveshje për planin e implementimit dhe të nisë ta implementojë atë hap pas hapi "

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)