WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

Foto ilustruese

WhatsApp ka njoftuar disa të reja, të cilat do të vihen në përdorim së shpejti. Këto risi përfshijnë mundësinë që ju të fshihni statusin ‘online’, si edhe mundësinë për të dalë nga grupet e WhatsApp pa e vënë re personat e tjerë që janë në grup. Njoftimi për largimin tuaj do t’i shkojë vetëm administratorit të grupit.

Risia tjetër është mundësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që kenë qenë online në WhatsApp me disa kontakte specifike. Kjo risi ju lejon që ju të bisedoni në WhatsApp, ndërkohë që dukeni sikur ju jeni jashtë linje. Ky opsion i ri ju lejon që të vendosni se me cilat prej kontakteve dëshironi të fshihni statusin online dhe me cilët jo. Ju mund t’i ndërroni kur të dëshironi dhe në çdo kohë kontaktet që doni t’iu fshihni statusin online.

Risitë e reja të WhatsApp u prezantuan nga Mark Zuckerberg, Themeluesi dhe CEO i kompanisë mëmë të WhatsApp-it Meta (më parë Facebook ), i cili tha se këto risi do të futen në përdorim gjatë këtij muaji.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim