Whatsapp prezanton opsionin që
fshin mesazhet pasi i keni dërguar 

Whatsapp prezanton opsionin që<br />fshin mesazhet pasi i keni dërguar 
Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do ju gëzojë. Na ndodh të gjithëve që të dërgojmë një mesazh dhe më pas të pendohemi.

Por me risin e fundit të këtij programi nuk do të mbetet gjurmë e ndonjë mesazhi të pa menduar mirë ose të pa dëshiruar.

Whatsapp më fund ka prezantuar opsionin ‘’revoke’’(anulo), që na lejon t’i fshijmë mesazhet pasi i kemi dërguar.
 
Aktualisht po provohet në një version dytësor të IOS, dhe nëse funksionon siç duhet, do të futet në çdo sistem operimi tjetër.
 
Mjafton të klikosh mbi mesazhin që do të fshish dhe ta mbash shtypur, derisa të shfaqen disa opsione, mes tyre edhe "revoke". Klikoni mbi të dhe ja, mesazhi u zhduk.
 
Sigurisht që nëse tjetri e ka lexuar tashmë nuk keni ç'i bëni, por edhe në këtë rast mund ta fshini në mënyrë që nëse ai do t'ia tregojë dikujt mesazhin, të mos e gjejë më. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot