Artisti ndërkombëtar, Will Smith, gjatë një konference për shtyp në Moskë, ka folur për tranferimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos tek Juventus. Ai shprehet se Ronaldo është një njeri i jashtëzakonshëm me stil unik. Will Smith pritet të performojë bashkë me Nicky Jam dhe Era Istrefin nesër në Moskë, për finalen e madhe të Botërorit Rusi 2018.
'E dua Cristiano Ronaldon, është vërtetë një njeri i madh. Jemi takuar vetëm një herë por ka një shije të jashtëzakonshme. Ajo që bën dhe mënyra se si ndërvepron me njerëzit. Ka një shije dhe stil unik' - është shprehur këngëtari.
Komento