William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
215/3
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.3%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kujdes me ngarkesën në punë dhe inatet e vjetra, dashuria ju troket! Çfarë parashikon Horoskopi për 12 shenjat ditën e sotme
17 Tetor, 07:48
-
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Përfundon verifikimi, 12 emigrantët e parë dërgohen me autobus në Gjadër, kthehen pas 2 të miturit dhe 2 të sëmurët
17 Tetor, 07:20
-
SHBA e lidh hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe me progresin në dialog
16 Tetor, 23:00
-
Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
16 Tetor, 22:45
-
12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë
16 Tetor, 22:26
-
Në moshën 100-vjeçare, ish-presidenti Jimmy Carter jep votën për Kamala Harris
16 Tetor, 22:16
-
‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe
16 Tetor, 22:01
-
Për shëndetin e stomakut, ushqimet më të mira dhe më të rënda acidike
16 Tetor, 21:48
-
Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe
16 Tetor, 21:34
-
Veliaj takon ish- kryebashkiakun e New York: Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin
16 Tetor, 21:30
-
'Blindohet' ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane! Vengu: Hap tjetër drejt modernizimit!
16 Tetor, 21:12
-
Përfundon verifikimi i emigrantëve të ardhur në Shëngjin, kthehen edhe 2 të tjerë në Itali për arsye shëndetësore! 12 drejt Gjadrit
16 Tetor, 21:04