William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
243/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Tottenhami përmbys 4-1 Uest Hamin, Man. United vuan për tri pikë! Arsenali kërkon sot kreun e Premier League
19 Tetor, 18:02
-
Spahiu për refugjatët e Gjadrit: Shqiptarët s’e kuptojnë fare që nëse hyjmë në BE, do kemi dhjetëra kampe
19 Tetor, 18:01
-
VIDEOLAJM/ Moti i keq në Itali, rajoni i Toskanës nën pushtetin e ujit
19 Tetor, 17:55
-
Spahiu: Zjarri dhe benzina në Kuvend, ide fshatareske e Berishës, sepse populli s’doli në protestën e 7 tetorit
19 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët e PD-PS vjedhin votat e partive të reja
19 Tetor, 17:43
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Bundesliga/ Leverkusen përmbys Eintrachtin dhe rigjen suksesin, Leipzig 'pa frena' merr kreun! Sot Bayern - Stuttgart
19 Tetor, 17:27
-
VIDEO/ Itali, ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, humb jetën 62-vjeçari shqiptar (EMRI)
19 Tetor, 17:22
-
Serie A fillon raundin e 8-të, barazime në Como dhe Genoa! Sot në fushë Milani dhe Juventusi
19 Tetor, 17:13
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 500 mijë emigrantë janë të prirur të votojnë, por sa do të votojnë faktikisht?
19 Tetor, 17:08
-
Analistët: Izraeli përpiqet të krijojë përçarje në Liban për të izoluar Hezbollahun
19 Tetor, 16:58
-
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë vetëbesim se të tjerat
19 Tetor, 16:53