William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
260/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj Monika Kryemadhit
21 Tetor, 16:46
-
Arrestimi i Metës, Tedi Blushi: Akt terrorist, duan që të asgjësojnë opozitën
21 Tetor, 16:32
-
'Meta nuk bëri rezistencë', shoferi që shoqëronte presidentin e PL-së: Iu kërkoi mandatin! Na tërhoqën zvarrë
21 Tetor, 16:32
-
Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, GJKKO dënon ish-shefin e krimeve dhe ‘Kep Arapin’, zbardhet vendimi, burg edhe për dy të tjerët
21 Tetor, 16:31
-
Arrestimi i Metës, Artemis Peca: Nuk kishte asnjë vendim për ndalim, prisnin urdhra nga Dumani
21 Tetor, 16:24
-
'Çështja CEZ/DIA është hetuar një herë dhe Meta ka dhënë shpjegime', avokati Gjokutaj: Arrestimi ndaj tij është politik, jo ligjor
21 Tetor, 16:23
-
Shkodër, makina përplas biçkletën, plagoset 35 vjeçari
21 Tetor, 16:19
-
Kërcënon Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që arrestoi Metën, do u faktojmë lidhjet e tyre me grupet kriminale
21 Tetor, 16:19
-
Po ta dinit se çfarë i bën dafina organizmit nuk do i ndaheshit/ Ja sëmundjet që kuron dhe si ta përdorni
21 Tetor, 16:14
-
LIVE- Konferenca e PL-së për arrestimin e Ilir Metës, Tedi Blushi: Akti terrorist nga Bin Ladeni i SPAK-ut
21 Tetor, 16:12
-
'Ka shërbyer në postet më të larta', mediat ndërkombëtare jehonë arrestimit të Ilir Metës: U arrestua për pastrim parash
21 Tetor, 15:54
-
U arrestua me urdhër të SPAK, Meta brenda furgonit të policisë (FOTOLAJM)
21 Tetor, 15:49