William Ruto fiton zgjedhjet në Kenia, zgjidhet president
William Ruto, president në Kenia
William Ruto u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të Kenias. Ruti, i cili ka qenë zv. President, mundi rivalin e tij, Raila Odinga, duke fituar 50.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare.
Katër prej shtatë anëtarëve të komisionit zgjedhor kanë refuzuar të bëjnë publik vendimin, me pretendimin për manipulim votash.
“Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë për rezultatin që do të bëhet publik, për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të zgjedhjeve të përgjithshme”, tha, Juliana Cherera, nga komisioni zgjedhor.
Partia e Odingas deklaroi më herët gjatë ditës se ka “parregullsi” dhe “keqmenaxhim” të zgjedhjeve.
Kjo është hera e parë që Ruto, 55-vjeçar, garon për pozitën e presidentit. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, ndonëse ish-presidenti, Uhuru Kenyatta, ka mbështetur Odingan për ta zëvendësuar.
Në disa rrugë të Kenias ka nisur festa, ndërsa në disa tjera kanë shpërthyer protesta të organizuara nga mbështetësit e Odingas.
Kenia është ndër shtetet më të pasura dhe më stabile në rajonin e Afrikës Lindore, mirëpo është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19 dhe rritja e çmimeve prej luftës në Ukrainë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.3%
-
Akoma
6.3%
Vota total: 256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, reagon Serbia: Shkelje e kartës së OKB, akt armiqësor ndaj nesh
26 Mars, 22:21
-
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
26 Mars, 14:38
-
Alarmohet OBSH! Sëmundja misterioze vret më shumë se 50 njerëz, përhapja filloi pasi tri fëmijë konsumuan një lakuriq të ngordhur
26 Shkurt, 08:00
-
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga ambasadori i Kenias në Shqipëri
25 Shkurt, 13:58
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor
2 Dhjetor 2024, 22:42
-
Pjesë e Lazios në Serie A, Dia infektohet me malarie gjatë stërvitjes me Senegalin
15 Nëntor 2024, 15:28
-
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, 10 kandidatë në garë! Më 3 nëntor raundi i dytë! BE: Rusia bleu vota që të ndikojë të dyja votimet
21 Tetor 2024, 21:15
-
Dogji të dashurën, ndërron jetë edhe partneri i Rebecca Cheptegei! Pësoi djegie pasi i hodhi benzinë atletes olimpike
10 Shtator 2024, 16:16
-
Tragjedi në Kenia, të paktën 17 fëmijë të vdekur dhe 14 të plagosur nga djegia e konviktit të shkollës! Mister shkaqet, dyshohet dhe për trupa të tjerë
6 Shtator 2024, 10:12
-
Në Afrikë gjendet një nga diamantet më të mëdhenj në botë! 2 492 karatësh
22 Gusht 2024, 17:01