ZYRIH - Aeroporti i Zyrihut shpallet sërish më i miri në Evropë.

Është viti i dhjetë që aeroporti i Zyrihut fiton vendin numër 1 në Evropë për sa i përket standardeve të cilësisë së lartë të shërbimeve, që ofron për udhëtarët, njofton Albinfo.

Ky vend në konkurrencë me aeroportet e gjithë Evropës, sipas një rangliste të World Travel Award.

Këtë herë, aeroporti i Zyrihut ka triumfuar në mes të shtatë konkurrentëve, si aeroporti i Amsterdamit, Barcelonës, Hamburgut, Londrës, Lisbonës, Mynihut dhe Parisit.

Çmimi World Travel Awards ndahet për 20 vjet me radhë, ndërsa vlerësimi bëhet nëpërmjet votimit në internet nga ekspertët e udhëtimit dhe publikut të gjerë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)