Aktori Ashton Kutcher ka bërë publik emrin e vogëlushes së porsalindur që çifti ka zgjedhur të jetë Wyatt Isabelle Kutcher.

Gjithashtu Ashton ka publikuar edhe foto të disa fëmijëve të porsalindur duke shkruar se njëra prej tyre ishte vogëlushja e tij dhe gjithashtu theksoi se nuk kishte rëndësi cila ishte vajza e tij pasi të gjitha ishin të mrekullueshme.

Urimi që Kutcher ka bërë për Ëyatt Isabelle ka qenë: “Qoftë jeta jote e mbushur me dashuri, të qeshura, shëndet, lumturi, kureshtje dhe privatësi”.

Vogëlushja erdhi në jetë pak ditë më parë në një spital në Los Angelos.

ashton kutcher

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)