Xabi Alonso i refuzoi, te Bayern Munich të dyzuar për rikthimin e Nagelsmann

Xabi Alonso i refuzoi, te Bayern Munich të dyzuar për rikthimin e Nagelsmann

Julian Nagelsmann dhe drejtuesi i Bayern Munich

Vitet e fundit, vendimet në lidhje me trajnerët nuk kanë qenë shumë të suksesshme te Bayern Munich. Shkarkimi i Julian Nagelsmann nuk zgjidhi asnjë problem, por hapi shumë të reja dhe indirekt solli edhe situatën në të cilën ndodhet sot gjigandi bavarez, kur pas 11 vitesh froni në Bundesliga do të duhet t'i dorëzohet Leverkusenit dhe të gjejë një trajner të ri në verë.

Thomas Tuchel paralajmëroi tërheqjen nga stoli muaj më parë dhe Bayern po llogariste faktin se do të bindte spanjollin Xabi Alonso, i cili është në rrugën e tij drejt titullit historik të kampionit me Leverkusenin, për një projekt të ri. Alonso njoftoi javën e kaluar se do të drejtojë Leverkusenin edhe sezonin e ardhshëm dhe te Bayern tani duhet të gjejnë një kandidat që nuk ishte zgjedhja e parë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, përzgjedhja u ngushtua në dy emra, ish-trajneri Julian Nagelsmann dhe trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.

"The English Times" raporton se De Zerbi, i cili është edhe dëshira e Liverpoolit, është dëshira e parë e bavarezëve, ndërsa Sky gjerman pretendon se rikthimi i 36-vjeçarit Nagelsmann është gjithashtu shumë i rëndësishëm, por vetëm interesi i Bayernit nuk do të jetë i mjaftueshëm.

Federata Gjermane e Futbollit dëshiron të mbajë Nagelsmann në postin e trajnerit të kombëtares edhe pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe pyetja është se si do ta shihte vetë Nagelsmann një rikthim në ekipin që e la në rrugë në gjysmën e dytë të sezonit të tij të dytë.

Lidhur me rikthimin e tij, sipas raportimeve në mediat gjermane edhe drejtuesit e Bayernit janë të përçarë dhe legjenda Lothar Matthaus është shprehur se rikthimi i Nagelsmann do të ishte lëvizja e duhur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja