Xabi Alonso: Nder i madh të fitosh Bundesligën pas 120 vitesh

Xabi Alonso: Nder i madh të fitosh Bundesligën pas 120 vitesh

Festa e Bayer Leverkusen

GJERMANI - 120 vjet nga krijimi si klub, Bayer Leverkusen vetëm këtë sezon fitoi titullin e parë të Bundesligës. Këtë e bëri me Xabi Alonson në stol dhe një lojtar të sprovuar si Granit Xhaka në regjinë e mesit të fushë.

Festa në zyrtarizimin e trofeut ka qenë madhështore, me më shumë se 30 mijë tifozë që pushtuan fushën e "BayArenës". Stafi i Leverkusen, përfshi trajnerin dhe lojtarët festuan me birrë, një traditë kjo në Gjermani.

Pas ndeshjes për DAZN spanjolli Xabi Alonso u shpreh se është nder të fitosh këtë trofe pas 120 vitesh.

"Është një moment i veçantë për të fituar Bundesligën. Për herë të parë në historinë e Leverkusenit, pas 120 vitesh. Është një nder i madh të jesh pjesë e tij. Ndoshta është gjithashtu e shëndetshme për ligën dhe futbollin gjerman që një ekip tjetër fiton. Është një gëzim i madh që jemi këtu. Është një moment i mrekullueshëm, është një moment për të festuar. Ne duhet të shijojmë sot, të festojmë me miqtë dhe familjet. Është diçka e veçantë të fitosh Bundesligën për herë të parë", tha Xabi me lojtarët që i derdhën "lumë" birre në kokë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë