Xhaçka i kërkoi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve, Dendias: Përgjigjen ia ktheva aty për aty! Mediat e vendit fqinj: Shqipëria ngriti çështje inekzistente

Xhaçka i kërkoi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve, Dendias: Përgjigjen ia ktheva aty për aty! Mediat e vendit fqinj: Shqipëria ngriti çështje inekzistente

Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka

Jashtëzakonisht të suksesshme e ka konsideruar ministri i jashtëm Grek Dendias vizitën në Tiranë. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se përgjigjen homologes shqiptare që i përmendi çështjen çame ia dha aty për aty.

“Përgjigjja është dhënë aty për aty. Marrëdhëniet greko -shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston”, tha ai në intervistën për SKAI. 

Ngritja e çështjes çame nga ana e ministres së Punëve të Jashtme Xhaçka ka bërë bujë në mediat greke.

"Përgjigje e qartë dhe e ashpër e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndaj deklaratës provokuese të ngritur të hënën në Tiranë nga homologia e tij shqiptare, Olta Xhaçka, për “pasuritë e çamëve në Greqi” dhe “heqjen e Ligjit të Luftës”".

Kështu shkruan gazeta greke Protothema.

"Deklaratat e Xhaçkës dëshmon se qeveria Rama vazhdon të përdorë çështjen inekzistente të çamëve, si për arsye votash, ashtu edhe për presion ndaj palës greke ndaj kujtesësë së vazhdueshme të Athinës për të respektuar të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.  Ministrja e Jashtme shqiptare e ngriti çështjen e çamëve me Nikos Dendiasit, duke marrë si përgjigje atë që Athina do ta lidhë këtë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndonëse ministri i Jashtëm grek u shfaq i gatshëm për të diskutuar çështjen e “Ligjit të Luftës” me synimin për shfuqizimin e tij, ai u tregua i “akullt” ndaj çdo përpjekje të Tiranës për të ngritur direkt apo indirekt çështjen e çamëve. Kjo do të thotë të diskutohen çështje reale, pra çështje që pala greke i pranon si ekzistuese dhe jo çështje që pala greke i konsideron se nuk ekzistojnë", vijon Protothema.

Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes. Kështu premtoi në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, i cili tha se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket çështjeve së pensioneve dhe njohjes së tyre nga shtetit grek, ministri Dendias tha se është e rëndësishme që është rënë dakord që të vendoset një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje.

Gjatë një konference të përbashkët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se gjatë diskutimit ndërmjet tyre, është edhe për çështjen e pronave çame. Xhaçka tha se ekziston vullneti i mirë për t'i dhënë zgjidhje.

'Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.'- tha ministrja.

Por propozimit të ministres për zgjidhjen e çështjes së pronave çame, ministri grek ju kundërpërgjigj me një paralajmërim për integrimin e vendit.

‘Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë’, paralajmëroi Dendias. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin: 25/05/2022 08:03

    Pse i jepni fryme negative perpjekjeve tona per te hequr ligjin e luftes dhe ceshtjes Came? Dhe nga ana tjeter duket sikur mbroni greket... E kuptoni qe pa u hequr ligji i luftes, cdo grek ka te drejte te na vrase po shkuam atje dhe s'mban fare pergjegjesi? Duhet hequr ! Gjithashtu ushtria greke ne 1997 u nis te na pushtonte kur ishim ne lufte civile. Kjo tregon cfare interesash kane akoma ndaj nesh, pavaresisht diplomacise se cfare thone...

    Përgjigju
  • Lala: 25/05/2022 07:39

    Po beni i her si enveri mer politikan legena.mos e ulni koken .kerkoni ate qe esht e jona dhe mos jepni ate qe esht e popullit.deti esht ndar nje her.ceshtja came ekziston.edhe pronat e shqiptareve ne greqi ekziston si ceshtje.te pakten kur sflisni ndihmoni komunitetin cam te hedhi ne gjyq shtetin grek.me kete rast ceshta esht civile dhe ju si qeveri dilni te lare.

    Përgjigju
  • Iris: 25/05/2022 01:06

    Mendoni se greket do te heqin ligjin e luftes?!Ketu do te jemi dhe keni per t'a pare vleren e premtimeve greke.

    Përgjigju
  • Betim: 24/05/2022 22:32

    Ajo qe diskutohet nuk ka vlere. E dime qe kjo eshte loja per sy te publikut: versioni v.2 femer i Rames (Xhaqka) flet percart. Edhe Denidas ashtu ja kthen. Te dy "popujt" kenaqen. Por nuk po na tregoni prapaskenen qe po perpiqeni te negocioni shelfi e jonit sipas menyres kriminale qe rekomandon Rama.

    Përgjigju
  • guri: 24/05/2022 21:13

    Greku mbetet grek rrace e ndyre

    Përgjigju
  • Vsgsj: 24/05/2022 21:08

    Tradhetia brire nuk ka, por ka nje fytyre dhe nje emer qe quhet Edvin Rama & Co. Cfare perfitimi ka Shqiperia qe pranuat te shkoni ne Hage per ceshtjen e detit? Pse po i dorezoni grekeve Butrintin? Pse nuk dergohet ceshtja Came ne Hage? Perse nuk ngrihet ceshtja e pronave te shtetit Shqiptar? Perse nuk ngrihet ceshtja e te drejtave te minoritetit (homogjeneve) Shqiptar ne Greq? Perse nuk ngrihet ceshtja e mungeses se praktikave fetare ortodokse Shqiptare ne greqi? Pse jeni administrata me e pakualifikuar dhe kungullore ne historine e Republikes se Shqiperise? Pse e keni kolen ne brymen mbrapa ore bq-re?

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/05/2022 20:12

    Kjo ishte kacafyetje e dakodsuar me Ramen bq sa për ta dorzuar Butrintin në parlament,zaten nuk ishte rastësi që greku erdhi në Tiranë në diten e votimit për Kulturen mija vjeqare shqiptare në Bitrint! Rama është tradhtari më i madhë pas Hamza Kastriotit!

    Përgjigju
    • Tironsi: 24/05/2022 22:39

      EKE GABIM. TRADHTARI NR1 HAMZAI MUSLIMAN... TRADHTARI NR 2 BERISHA MUSLIMAN.. TRADHTARI NR 3 EDVINI I VETQUAJTUR KATOLIK... TRADHTARI NR4 ZOGO musliman... LUFTA FETARE VAZHDON. POR FEJA E SHQIPTARIT DUHET TE JETE SHQIPTARIA.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg