Xhaçka: I njohim vetes mangësi lidhur me aftësinë që kemi pasur për të përthithur fondet IPA

Xhaçka: I njohim vetes mangësi lidhur me aftësinë që kemi pasur për të përthithur fondet IPA

Olta Xhacka

Ministrja e Jshtme Olta Xhacka ka folur në Kuvend, lidhur me miratimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian në lidhje me programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA), të cilën e quan të rëndësishëm.

“Miratimi i Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian në lidhje me programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit është realisht një moment i rëndësishëm.

E veçanta e këtij programi, që ka një kosto totale prej 71 905 555 Euro, me një kontribut maksimal të Bashkimit Europian prej 70 650 000 Euro, është se nëse fillimisht këto fonde ishin ndarë mes programit për “Përfshirje sociale” dhe atij për “Ekonominë qarkulluese”, aktualisht, pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemisë COVID 19, këto fonde janë rialokuar duke u përqendruar plotësisht në programin për mbështetje sociale.

Besoj që ky është një moment i mirë për të falënderuar Bashkimin Europian për mirëkuptimin dhe gatishmërinë që ka treguar për t’ia përshtatur programin e vitit 2019 nevojave akute me të cilat u përball Shqipëria si pasojë e këtyre dy krizave të paprecedenta. Por është një moment për të qenë mirënjohës ndaj BE për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në rrugën e saj të integrimit”, tha ajo.

Xhaçka shtoi se duhet ti njohim vetes disa mangësi dhe kritika lidhur me aftësinë për të përthithur fondet IPA e për të përdorur këtë instrument kaq strategjik. Sipas saj, progresi në thithjen e këtyre fondeve ka qenë shpesh i vonuar dhe jo i njëtrajtshëm nëse krahason performancën e sektorëve të ndryshëm.

“Gjithsesi, besoj që të gjithë ne duhet t’i njohim vetes disa mangësi e kritika lidhur me aftësinë që kemi pasur për të përthithur fondet IPA e për të përdorur këtë instrument kaq strategjik. Sepse progresi në thithjen e këtyre fondeve ka qenë shpesh i vonuar dhe jo i njëtrajtshëm nëse krahason performancën e sektorëve të ndryshëm. Pavarësisht progresit të madh që është bërë gjatë viteve të fundit, kemi pasur e vazhdojmë të kemi probleme në të gjitha fazat e zbatimit të këtyre programeve, duke filluar që nga identifikimi i nevojave e hartimi i projekteve e sidomos tek implementimi.

Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e arsyes për këto probleme vjen edhe nga problemet që ka vetë instrumenti. Sepse tashmë besoj që edhe vetë përfaqësuesit e BE e pranojnë që IPAt janë një instrument shumë kompleks dhe i vështirë, i ngarkuar me shumë burokraci, që kërkojnë kapacitete e burime njerëzore shumë të avancuara, në çdo nivel të qeverisjes qendrore apo vendore, për t’u përthithur me sukses. Burime e kapacitete, që pak vende jashtë BE kanë mundësinë t’i kenë të plota e funksionale. Burime e kapacitete, arritja e të cilave është në fakt një nga objektivat e procesit të integrimit për Shqipërinë. Unë shpresoj shumë, që edhe nga ana e BE do të ketë eventualisht një lloj reflektimi, për ta thjeshtëzuar disi këtë instrument, për ta lehtësuar atë disi nga pesha e jashtëzakonshme e burokracisë, padyshim pa bërë kompromis me standardet.

Por unë besoj po ashtu që vetë ne kemi shumë hapësirë për t’u përmirësuar e për të rritur performancën tonë në përdorimin e këtij instrumenti kompleks. Duke filluar që nga institucioni që unë drejtoj, ku rritja e performancës dhe aftësive tona për të përthithur financime nga BE është një nga prioritetet e punës sonë. Ne tashmë jemi duke punuar për të hartuar një plan konkret për rritjen e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore që i dedikojmë këtyre programeve”, tha ministrja.


Lajmi kryesor:

Majko: Vota e emigrantëve detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025