Këtë fundviti, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të mungojnë në tryezat e festës pranë familjeve të tyre. Por, për disa momente, ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misionet ndërkombëtare ishin pranë familjeve të tyre në prag të festave. Në takimin festiv e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ata patën mundësi të shihnin dhe të komunikonin me familjarët e tyre nëpërmjet lidhjeve video nga bazat ku ata shërbejnë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke e cilësuar FA si një familje të madhe tha se ishte pikërisht kjo arsyeja që ajo zgjodhi të festojë me familjarët e efektivëve me mision jashtë vendit.
“Dëshira ishte shumë e madhe që të gjendeshim ne pranë fëmijëve si familja juaj e madhe, si familja e madhe e atyre, që në fakt janë larg në një mision shumë fisnik për të ofruar siguri përtej kufijve të Shqipërisë. Në fakt ata janë Shqipëria jonë e vogël, ata janë Shqipëria më e mirë, pjesa për të cilën jemi pafund krenarë, dhe unë dua që ta ndjeni ju, ta ndjejnë edhe këta fëmijë, të cilët jam e sigurtë që do të jenë gjithë jetën krenarë për prindërit e tyre. Për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë, për misionin shumë fisnik që ata përmbushin, për sigurinë tonë por edhe më gjerë.”- iu drejtua ministrja familjarëve të pranishëm.
[gallery]25197[/gallery]
Fëmijët, bashkëshortet dhe prindërit përcollën me jo pak emocion dhe përlotje komunikimin me familjarët që shërbejnë jashtë vendit.
“Në pamundësinë që ju të jeni këtu në këto festa jemi mbledhur që të festojmë bashkë me familjen tuaj të madhe.Dhe në emrin tuaj unë dua sot të falenderoj të gjithë familjarët e pranishëm këtu për mbështetjen e pakufishme që ju japin nëmision tuaj sa të vështirë aq edhe fisnik.”, tha Ministrja në komunikimin me efektivët.
Aktualisht janë 153 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët shërbejnë në misionet e NATO-s në Kabul, Herat të Afganistanit, Letoni, Kosovë dhe Mali. Shumica prej tyre ndodhen larg familjes prej më shumë se 3 muajsh.
Festës iu bashkua edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe komandantët e forcave, pjesë e të cilave janë kontingjentet pjesëmarrëse në misionet ndërkombëtare. Familjarët kanë kaluar disa orë mes humorit, lojrave dhe dhuratave.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30