Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sapo ka mbërritur ne Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura për të vëzhguar situatën nga afër në këtë qendër.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit Xhaçka tha se QBO do jetë në funksion me sherbim 24 orë për menaxhimin e situatës në vend.

Po ashtu ministrja Xhaçka tha se: “Situata po menaxhohet maksimalisht, koordinimi dhe bashkërendimi është shumë i rëndësishëm për të përballuar situatën”.

Ministrja ka krahasur angazhimin e FA në këto përmbytje me ato të përmbytjeve të vitit 2015 duke thënë se këtë herë FA është angazhuar pesë herë më shumë se sa në vitin 2015.
xhacka

xhacka

Reaksia Online
a.dr/shqiptarja.com