Situata e përmbytjeve, Xhaçka: Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë 24 orë në 24 që prej minutës së parë

Situata e përmbytjeve, Xhaçka: Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë 24 orë në 24 që prej minutës së parë

Ministja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Shkodër, përmes  një postimi në faqen e  Facebook-ut, duke thënë se ministria e Mbrojtjes do të jetë në dispozicion të banorëve 24 orë. Ndër të tjera Xhaçka theksoi:   

Postimi i plotë

Në Shkodër vazhdojmë të jemi në këmbë 24 orë në 24, që prej minutës së parë. Kudo ku uji ka paralizuar jetën e njerëzve, në Obot, Dajç, Ana e Malit, Trush, Livadhë, Velipojë apo Bushat, që prej 5 Marsit e deri më sot, mbi 600 djem në uniformë, qindra të tjerë të Emergjencave Civile, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OSHEE kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pranë cdo banori në vështirësi. Kushdo që thotë se, ushtria nuk e njeh terrenin mirë, me siguri ka shkuar vetëm në ato zona ku e gërryen meraku për militanët. Për ne, banorët e Shkodrës janë qytetarë të Shqipërisë! Ndaj sot e përherë, përtej llafeve e sajesave përçarëse politike e mediatike, do të trajtohen njësoj, për t’i bërë ballë të gjithë bashkë, tërbimit të natyrës, që na ka sjellë këto ditë të vështira. Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti. Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat,300 ton koncentrat e qindra ton ujë pritet të shpërndahen ditë pas dite. Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi. I bëjmë thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë, të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinimin e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji. Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave vendore.
Bashkëpunimi mes forcave të ushtrisë, institucioneve të qeverisë dhe pushtetit vendor është detyrimi ynë i përbashkët, dhe vendosja e qytetarëve në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, është nderi i çdokujt që paguhet nga taksat e tyre!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale