Ministria Xhaçka në lidhje telefonike me Report Tv, ka folur për situatën emergjente të shkaktuar nga përmbytjet e shirave. Xhaçka ka shpjeguar se nuk do të rrezikohet asnjë jetë njeriu, jemi në terren për ti ndihmuar kudo që kanë nevojë banorët e rrezikuar.

Ministrja ka treguar se numri efektivëve të Forcave të Armatosura është pesë fishuar. Ndërsa për banorët që janë detyruar të braktisin shtëpinë janë marrë masa të strehohen në konvikte, shkolla dhe hotele.

Fjala e plotë:

“Situata e reshjeve këtë herë ka qenë më e madhja në histori, por situata është menaxhuar më mirë. Emergjencat civile kanë pasur një bashkëpunim të mirë organizuar me shtabet e emergjencave civile,”shpjegoj Xhaçka.

“Përmbytja nuk ka qenë si në vitin 2015 por investimet në hidrovore, kanale kulluese për shtretërit e lumenjve. Situata është nën kontroll ne kemi pesë fishuar grupin e shërbimit ndërsa forcat e armatosur a janë angazhuar maksimalisht.

Kemi pasur ndërhyrje nga toka dhe ajri, duke evakuar me dhjetëra familje në Krujë, berat,  Gjirokastër, Fier dhe Vlorë,”tha Xhaçka.

“Bëj apel për zonat që janë me rrezikshmëri të lartë për përmbytje, ata që janë afër lumenjve, ndoshta lumenjtë do dalin nga shtrati ata duhet të bashkëpunojnë me forcat që ndodhen në terren, të ndiqen udhëzimet. Ju bëj thirrje të braktisin banesat që rrezikohen nga lumenjët.

"Të gjitha shtabet e emergjencave në të gjitha qarqet janë planifikuar ambientet ku do vendosen banorët e evakuar.

Janë marrë të gjitha masat për ta përballuar vështirësinë e përmbytjeve në zonat e rrezikuara. Kemi me qindra efektivë të forcave të armatosura, jo vetëm për shpëtimin e banorëve të rrezikuar por edhe në kontrollimin e hidrovorëve, ndërhyrje kudo që ka pasur rrezik,"
përfundoj Xhaçka..

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com