Ministrja Mbrojtjes Olta Xhaçka në një lidhje telefonike për Report Tv ka sqaruar situatën e fundit nga përmbytjet dhe operacionet jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Fushë Krujë, Vorë dhe Kamëz, ku gjendja paraqitet më e vështirë.
Olta Xhaçka deklaroi se deri tani 60 familje janë evakuuar, 218 janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa në gatishmëri janë 3 mijë efektivë në gatishmëri, 500 janë angazhuar. Ministrja akuzoi dy kryebashkiakët e djathtë të Kamzës dhe të Vorës për mungesë bashkëpunimi për të kapërcyer situatën e përmbytje.
Prononcimi i ministres për Report TV
Ja është bilanci i të evakuuarëve?
Situata është në zhvillim, por janë 57-60 familje në rang vendi. Situata është shqetësuese, janë 218 banesa të përmbytura. Situata është e vështirë në Fushë Krujë, Vorë, Plepa. Pritet që situata të vështirësohet në banesat që janë pranë lumenjve.
Kemi pasur koordinim të mirë, jemi të gjithë në terren. Absolutisht edhe bashkitë edhe ministritë janë në terren, i gjithë shteti është në këmbë. Për momentin kemi 3 mijë efektivë në gatishmëri, 500 janë angazhuar, të gjitha mjetet që kemi, janë në dispozicion të operacioneve.
Mjekët janë në gatishmëri. Në Valias u evakuuan 13 persona, 5 ishin fëmijë, tani janë akomoduar. Kemi një situatë te City Park, janë të bllokuar disa banorë, situata paraqitet problematike. Fatmirësisht sapo marrim informacion shumë shpejt do e zgjidhim situatën.
Jemi të gjithë në terren. Jam e shqetësuar për dy zona, në Vorë dhe në Kamëz, kryetarët e bashkive nuk i janë përgjigjur apelit për të qenë krah nesh për strukturën e ngritur. Pavarësisht se i kemi kontaktuar, u kemi shkuar edhe me polici për të komunikuar, por nuk kanë denjuar.
Cili qytet mbetet më problematik?
Zona e Fushë Krujës, kemi çuar 50 trupa, lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kërcënon komunitetin atje dhe ura që e lidh Fushë Krujën me Mamurrasin është prishur dhe situata është problematike do të çojmë edhe trupa të tjerë. Edhe në Vorë situata paraqitet problematike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10