Xhaçka takim me të rinjtë e Kolonjës: Më 25 prill bëhuni aksionerë të së ardhmes tuaj

Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me të rinjtë kolonjarë, shumica prej të cilëve votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Xhaçka i bëri thirrje të rinjve që të marrin pjesë në votime dhe të jenë më të përfshirë në politikë, duke theksuar se është vota e tyre që vendos për të ardhmen e Kolonjës dhe të të gjithë vendit.

“Vota është pushteti për të ndikuar jetën tuaj, që e ardhmja juaj të jetë më e mirë se ajo e prindërve tuaj. Vota juaj është mundësia që ju sot keni për të qenë aksionerë të politikës, aksionerë të së ardhmes. Bëni bashkë kë të mundeni që të votojnë në këto zgjedhje, se vota në këto zgjedhje është votë për ju. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar, duhet të jemi të koordinuar për ta bërë të mundur ëndrrën tonë evropiane, ëndrrën tonë për Kolonjën turistike, duke e orientuar njëri-tjetrin drejt të gjitha iniciativave të suksesshme, për ju, për ekonomitë tuaja familjare, por edhe për Kolonjën tonë. 

Si Ministre e Jashtme ju dëshmoj personalisht  se çfarë përpjekjesh janë bërë nga kryeministri Rama e qeveria, për të arritur këtu ku jemi sot: të vaksinojmë masivisht, të shpëtojmë jetë, të garantojmë shëndetin e qytetarëve tanë dhe ç’është më e rëndësishme: t’i kthehemi normalitetit, që edhe ekonomia të rimëkëmbet, që edhe turizmi të rinisë edhe në Kolonjë për të cilën kemi një plan shumë ambicioz për ta vendosur në hartën e madhe turistike e për ta rikthyer atje ku i ka hije. Ndaj, të bëhemi bashkë që përmes votës sonë,  të bëjmë të mundur të ardhmen që të gjithë bashkë meritojmë dhe që vetëm Partia Socialiste mund ta garantojë”, u shpreh Xhaçka. 

Partia Socialiste synon që më 25 prill të marrë 7 mandate në qarkun e Korçës.

Be.K./jsh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)