Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka takimin e parë pas emërimit në detyrën e re e ka zhvilluar mje ambasadorin e BE Luigi Soreca.
Përmes një postimi në rrjetet vetë ministrja Xhaçka shkruan se në takim pati shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit evropian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.
"Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE", shkruan Xhaçka në Facebook.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e ka cilësuar si një takim të mrekullueshëm, bisedën me Komisionerin për Zgjedhimin, Oliver Varhelyi, teksa tha se shpreson që 2021 të jetë viti i integrimit në BE.
" Një takim i shkëlqyer me komisioneriun, Vlerësim i thellë i angazhimit të tij për integrimin në Bashkimin Europian. Mirënjohës për mbështetjen në trajnimin e situatës COVID dhe pasojat ekonomike. Ne shohim për një datë për Konferencën e parë! Shpresojmë që 2021 të jetë një vit vendimtar për procesin e integrimit në BE", shkruan Xhaçka.
Bisedë e mirë me Ministrin e ri të Jashtëm, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. COVID-i dhe integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë fokusi kryesor i bisedës së tyre.
"E përgëzova për emërimin dhe diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në prespektivën në Bashkimin Europian. Ne folën dhe për luftën kundër COVID-19. BE qëndron pranë Ballakanit perëndimit, shoh një bashkëpunim të frytshëm", shkruan Varhelyi.